Per me njoftë burimin e tagrit e t’detyrës s’shtetit, na do t’shofim ma para se n’ç’t’perpjekuna ase n’ç’t’kundershtisur gjindet nieri me familje, e familja me nieri; pse tuj kenë që shteti perbahet prej familjesh, target e detyret e tija, në perftim t’vet, janë njapernja me ato t’familjes, qi asht themeli i shoqnis s’gjytetnueme ase e shtetit. E mos t’thotë kush se kto tregime janë jashta vendit n’fletore tonë, pse gjytetnia perbahet prej mnyret t’perdorimit t’tagrit e t’kryemit t’detyrës; prandej as nieri as familja, as shtetit s’munden me kenë pernjimend t’gjytetnuem po s’njoften ma parë target e detyret e veta.

Nieri, si fenomen natyret, kuptohet dy mnyresh: ma para si bethje e veçantë – persona individuum; – s’dyti si pjesë a gjymtyrë shoqniet. Si vehtje e veçantë nieri nuk asht i nënshtruem i pushtetit t’kerkujë tjeter vetem t’Njatij qi e ka shkaktue mi botë, t’Perendis, edhè asht i zoti i botës mare. Nieri, me pasë per t’xanë nji peshk n’det, me vra nji shpez n’mal, me pre nji landë, me rrotullue nji gur, a me gropue nji humnere n’dhe, aj-per me folë prej pikpamjet tagrore – kerkujë n’natyrë s’do t’i pergjegjet per kto punë t’veta; pse asnjigjasend n’natyre s’ka ndoj tager m’nieri, i cili, prandej, s’ka kurrnji detyrë ndaj sendeve tjera, tuj kenë qi t’gjitha gjinden të nënshtrueme nën pushtet t’tij.
Por, tuj kene qi n’natyrë nuk gjindet kurgjâsend pa nji qellim , kshtu edhe nieri, masi nuk asht prej vedvedi, porse i shkaktuem, do ta ket nji qellim, ndaj t’cilit natyra e vet ta shtyjë. Veç shka se ky qellim i nierit nuk mundet me kenë permrêna rrethit t’natyrës, masi t’gjitha sendet e natyrës gjinden t’nenshtrueme pushtetit t’nierit: nuk mund t’thohet se ka kush per qellim nji gjasend, qi tash e ktu ta ket nen pushtet t’vet; edhe nieri, tuj kenë i shkaktuem, s’mund t’ket per qellim vedvedin, kshtu arsyja vetë na thotë se qellimi i nierit asht jashta rrethit t’natyrës, ase mi natyrë, e qi s’mundet me kenë tjetër veç Zoti; pse masi fuqia e mendes e vullnetit t’nierit shtrihet e pacaktueme, kshtu per me ba me pushue e per me plotnue ket mende e vulinet t’nierit, duhet qi qellimi i tyne t’jet i pakufi e i pacak, shka s’mundet me kenë tjetër gja veçse Zoti. Veç shka se tuj kènë qi qellim i nierit gjindet, si thamë mi rreth tnatyrës, kshtu nieri, si asht sod me sod, s’mundet prej vedvedi me dijt pa gabim mnyren e rrugen per me u kapë te qellimi i vet te Zoti; prandej vetë Zoti masi e pat shkaktue nierin per vedi ja ka diftue mnyren e rrugen se si me mrrijtë n’qellimn t’vet. E kjo mnyrë e rrugë, qi me u kapë nieri n’qellim t’vet, nuk asht tjetër veçse Feja. Prandej e para detyrë qi nieri, i kuptuem si vehtje e veçantë, ka n’ket jetë, asht Besimi ase Feja.

Lexo po ashtu:  - Do të marr vaporin. Do të shkoj në Shqipëri

Por nieri s’do t’jetojë vetun; tjerë t’gjashem me të, ase tjerë njerz do t’gjallojshin me të bashkë mi tokë. Tuj kenë, tashti, qi sejcilli ksi njerzsh do t’ishte zot mi gjith boten marë, si mujte me u ba qi n’shekull e n’jete t’nierit t’mahej urdhen e rregull, masi, ku janë shum zota mi nji gjasend, aty bin kundershtirn e pshtjellim? U lyp qi t’u caktote tahri i secilit nieri mi botë. Veç shka se tuj ju caktue tagri nierit, nieri vetem me fuqi t’veta nuk mund do t’i mjaftote vedit, e prandej do t’ishte i mjerë e i pavullnuem. Per me bâ, pra, qi nieri t’i vuete t’gjitha nevojët e jetës, t’cillat atij do t’i vijshim prej caktimit t’tagrit, e kshtu me kenë i lum si e lypte natyra e tij, u desht qi nieri t’u lidhte me lidhni natyret me do njerz tjerë, me nimë t’cillve do t’mujtë me rujtë tagret e veta, edhe mas ktyne tagreve, me ja reshë vedit sendet e nevojshme per me jetue mi shekull e me u mbajtë gjithmone n’fille t’udhës s’qellimit. E shtu u perba familja njerzore, e cillia ka per qellim:
a) t’ruejtunt e tagreve t’do njerzve, qi permrena, me interese, etj.b) t’pertrimit e sendeve t’nevojshme per gjallim t’paqtë e t’amel t’ktyne njerzve. Por, tuj kenë qi nieri asht para familjes, e se familja ka kenë ndertue per nieri e jo nieri per familje, kshtu familja, pose atij qellimit themeluer t’vetvetsis morale t’veten, ka per qellim edhe shelbimin e amshueshem të t’gjith njatyne vehtjeve t’veçanta prej t’cillash gjindet e perbame. Tash, masi e prum burimin e familjes prej gurret t’natyrës s’nierit edhè i caktuem qellimet e saja, t’shofim se n’ç’t’perpjekun, ase c’t’kundershtisun e relacjon kan ndermjet vedit nieri e familja.

Lexo po ashtu:  Esmihan Hanëmi, nëna e Ali Pashë Tepelenës, simbol i një egërsie të pashoqe. Po a ishte vërtetë e tillë?

Diten, qi len nieri n’dritë, aj çpohet ase paraqitet n’familje, si pjesë a gjymtyrë i sajë; e prandej, si pjestarë familjet, nieri, diten qi t’lej, ven dy detyrë mi vedi: a) me u rregullue mas tagrit, si gjindet i caktuem n’familje; b) me zhdrivillue fuqit e veta per dobi t’veten e t’atyne njerzve me t’cillt perban familjen, pse arsyja, qi e ban nierin me jetue n’familje, asht kjo qi me pasë tagrin e suguruem edhe pasunin e nevojshme, per me jetue n’paq e me rregull e kshtu ma udobisht me u kapë n’qellim t’vet. Kshtu edhe familja do ta kuptojë nierin dy mnyresh: a) si pjestar a gjymtyrë t’vetin; b) si vehtje t’veçantë. Familja do ta kuptojë nierin si pjestar t’vetin, pse masi ky të rregullohet mas tagrir t’sajë e t’zhdrivillojë fuqit e veta per dobi t’familjes marë familja asht e detyrueme me ja ruejt tagrin edhe me ja qitë majen e nevojshme per nji jete t’paqtë e t’kandshme. Por tuj kenë qi nieri si vehtje e veçantë, ka per qellim shelbimin e arnshueshem, kshtu familja, per në dashtë me e kndellë e me ba t’lum nierin pernjimend, e ka me detyrë me ja dhanë t’gjitha mjetet qi me u shelbue; pse nieri, pa uzdajë t’shelbimit t’amshueshem, nuk mundet kurr me u kndellë e me u vullnue plotsisht. Prandej familja asht e detyrueme me ja msue nierit t’vet Fen, e jo veç me ja msue Fe me fjalë, por edhe ma tepër me ba qi t’gjitha ligjet e punët e saja t’pelqejnë me Fe n’nji mnyre, qi nierit t’i bahet ma i let shelbimi i amshueshem. Nji familje, pra, qi s’dishmon Fe para njerzve t’vet e qi nuk punon gjithmonë n’pelqim me parime t’Fes asht nji familje e keqe; pse e rren nierin tuj i thane se don me e ba t’lum.
Tash, tuj kenë qi shteti asht i perbam prej familjesh rrjedhë prej vedi se shteti do t’jet ndaj familjes shka asht familja ndaj nierit; ase prandej, si familja qi s’dishmon e s’man Fe asht e keqe, kshtu edhe shteti i pafe asht i keq.

Lexo po ashtu:  Më 8 nëntor 1462, u nënshkrua dokumenti i parë i gjuhës shqipe, “Formula e Pagëzimit”

Botuar më 1917 – /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *