Viti 1941/ Fjalimi historik i Esat Mekulit në mitingun e Pejës – “Kosova bahet qendra e eksperimentave, gjithmonë në dam të popullit shqiptar, me qëllim qi kte me e zhduk krejt nga faqja e dheut”.

Duhet theksuar se fjalimi i guximshëm e Mekulit u prit me brohoritje të mëdha dhe me shumë duartrokitje nga populli i tubuar në mitingun e Pejës, shkruan e pavarura MekuliPress.com

Në këtë fjalim publik z. Mekuli është i drejtëpërdrejtë dhe kërkon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë sepse “Kosova shqiptare asht shkëputun prej Nënës Shqipni, qysh më 1912”.
Poeti i kombt kritikon rrept regjimin jugosllav për krimet që i ka bërë ndaj shqiptarëve. “Prej 1918 Kosova zaptohet prej t’ashtuquejtunës Jugosllavi dhe u bë vend krimesh më të përgjakshme.”, e thotë hapur gardiani i kombit shqiptar në ish-Jugosllavi, Esat Mekuli, shkruan MekuliPress.

Është viti 1941. Shqiptarët ishin në gjendje të mjerushme politike, ekonomike, sociale e arsimore. Ja si e argumenton dhe si e “lexon” gjendjen politike të kohës z. Mekuli, në fjalimin e tij në Pejë:
“Kosova bahet qendra e eksperimentave më antinjerëzore, gjithmonë në dam të popullit shqiptar” dhe më tutje, ndër tjerash shton: “Gjatë sundimit të Jugosllavisë asht thithun gjaku jonë, kanë dashtun me na ligshtue ekonomikisht, kanë dashtun me marrë me forcë tokat shqiptare, me formue artificialisht shumicën e elementit sllav në kto vende.”
Në këtë fjalim publik z. Mekuli është i drejtëpërdrejtë dhe kërkon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë sepse “Kosova shqiptare asht shkëputun prej Nënës Shqipni, qysh më 1912”.
Poeti i kombt kritikon rrept regjimin jugosllav për krimet që i ka bërë ndaj shqiptarëve. “Prej 1918 Kosova zaptohet prej t’ashtuquejtunës Jugosllavi dhe u bë vend krimesh më të përgjakshme.”, e thotë hapur gardiani i kombit shqiptar në ish-Jugosllavi, Esat Mekuli, shkruan MekuliPress.

Lexo po ashtu:  "Gjuh' që t'foli Skendërbegu, Dhe ndër t'par' qe Naim Begu, Që me shkrim t'pat lartësue. Ty t'kan' fol' shum' kapidana, Burra t'rrebt si t'ishin zana; Gjuh' e rrebt, ti qofsh nderue!, - nga Hil Mosi

Më poshtë “MekuliPress.com” e sjellë të plotë fjalimin historik, e largëhedhës, të poetit e të themeluesit të gazetarisë shqipe në ish-Jugosllavi, Esat Mekuli:

Pejë, 1941

“Tue përshendet libruesat e popullit shqiptar të Kosovës së shtypun deri dje dhe vllaznit të dashtun t’ardhun nga Shqipnia e lirë, po marr fjalën dhe jam i bindun se po shprehi dëshirat dhe aspiratat e mbarë popullit shqiptar, i cili me diktatin e padrejtë të Versajës dhe para këtij, pësoi copëtime në tokat e veta, u-la në mëshirën dhe lakminë e uzurpatorit të huej jugosllav dhe grek.

Kosova dhe Çamëria kanë çelë plagë të randa dhe të paharueshme në trupin e popullit t’onë, por i kanë dhanë edhe eksperiencë të madhe Shqipnisë së lirë dhe të bashkueme sot e mbrapa me vendet që ia kishin grabitun. Po flas si djalosh i Kosovës shqiptare, i Kosovës qi në ditën e sodit po lirohet përgjithmonë prej zgjedhës, me dishirin e madh dhe të pashkimun qi Kosova shqiptare t’i bashkohet Shqipnisë së lirë, qi vllaznit tonë, të çdo feje qofshin, t’a ndjejnë me zemër se janë vllazen rreth qëllimit dhe punës së përbashkët.

Lexo po ashtu:  Zbardhet marrëveshja e Stalinit me Hitlerin (dokumentat)

Zemrat t’ona le të jenë të mëdhaja dhe veprat t’ona edhe ma të mëdhaja, terrori qi anmiqt mbuellën nëpër fushat tona të buta dhe pjellore le të jenë nji herë e mirë mësim për bashkimin t’onë rreth idealeve të përbashkëta. Besa dhe dashunija vllaznore le të jenë të mëdha, sikurse ka qenë e madhe vuejtja e jonë deri tash, pse Shqipnia duhet me kenë e njishme, e pandashme, e pacoptueme.

Kosova shqiptare asht shkëputun prej Nënës Shqipni, qysh më 1912; deri më 1918. Kosova ka ndërrue sundues të ndryshëm. Aty s’duhet harrue edhe periodën e okupacjonit autro-hungarez, të cilën kohë na e kujtojmë me gëzim, pse vetëm at-herë kemi pasë pak ma tepër të drejta, shkolla shqipe etj.

Prej 1918 Kosova zaptohet prej t’ashtuquejtunës Jugosllavi dhe u bë vend krimesh më të përgjakshme. Kosova bahet qendra e eksperimentave më antinjerëzore, gjithmonë në dam të popullit shqiptar, me qëllim qi kte me e zhduk krejt nga faqja e dheut. Gjatë sundimit të Jugosllavisë asht thithun gjaku jonë, kanë dashtun me na ligshtue ekonomikisht, me zhvillimin e panjerëzishëm e antishqiptar të reformës agrare, kanë dashtun me marrë me forcë tokat shqiptare, me formue artificialisht shumicën e elementit sllav në kto vende.

Lexo po ashtu:  A e dini historikun e krijimit të himnit tonë kombëtar?

Qëllimi kryesor i shtatmadhorisë serbe dhe klikës sunduese.

Ndër 1 miljon kosovarë (shqiptarë) sod kemi vetëm disa djelmoça intelektualë me përgatitje universitrae, nja 35 studenta diçka më tepër se 100 nxanësa në shkollat e mesme. Dhe ky asht rezultati i politikës arsimore jugosllave.
Na s’kemi asnji shkollë në gjuhën amtare, na s’kemi asnji fletore të përditshme apo revistë. Alfabeti dhe librat në gjuhën shqipe janë ndjekun si murtaja. Shqiptarët kanë qenë njerëz jashtë ligjit: pa asnji mbrojtje, janë lanun në mëshirën e gjandarëve, çetnikëve e gjaksorëve të tjerë. Për 22 vjet historija e popullit shqiptar të Kosovës asht mbushun me gjak, me pa ligje dhe keqpërdorime çdo lloji.
Populli Kosovar (shqitarë) kërkon sa ma shpejt rikëqyrjen e agrarit: kthimin e tokave dhe shpijave të plaçkitun, hapjen e shpejtë të shkollave në gjuhën shqipe.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *