Për një fëmijë do të jepen 200 franga në muaj dhe pagesa vazhdon deri sa fëmijët të mbushin 20 vjet…

Kemi lexuar kohëve të fundit mjaft lajme lidhur me fshatra pothuaj të braktisura, të cilat, të përballura me rrezikun e shpopullimit, kanë bërë oferta joshëse për ata që duan të bëhen banorë të tyre. Një rast i tillë, por me specifikat e veta, është edhe fshati zviceran Quinten, në Kantonin e St. Gallenit.

Ky fshat ka vetëm 40 banorë, të cilët, as ata të gjithë nuk jetojnë gjithë vitin aty, ndërsa perspektiva është edhe më e zymtë… Por një iniciativë e banorëve të Quinten-it, me emrin “Quinten lebt” (Quinten-i jeton) nuk dëshiron të pajtohet me shuarjen e jetës në këtë fshat.

Për këtë arsye, ajo ka promovuar një nismë interesante: familjet me fëmijë që duan të bëhen banorë të këtij fshati, do të shpërblehen, transmeton albinfo.ch. Për një fëmijë do të jepen 200 franga, dhe kjo i bie që familjet me tre fëmijë, t`i marrin nga 600 franga në muaj. Pagesa do të vazhdojë deri sa fëmijët të mbushin 20 vjet.

Lexo po ashtu:  Misteret e Piramidave, misteri i derës 20-tonëshe

Në këtë mënyrë shoqata në fjalë llogarit se për një fëmijë do të shpenzohen 20 mijë franga deri në moshën 20 vjeçare. Deri këtu gjithçka në rregull dhe joshëse. Por, sikur çdo ofertë tjetër zemërgjerë, edhe kjo e Quinten-it e ka një mangësi “të vogël”: fshati i  bukur me një klimë të veçantë – falë faktit se ndodhet në anën diellore të liqenit Walensee, këtu kultivohen fruta si fiku ose kivi- nuk është i arritshëm në rrugë automobilstike.

Në Quinten mund të shkohet vetëm me barkë, anije nga fshati Murg që ndodhet në anën tjetër të liqenit. Ekziston lidhja e rregullt me anije  dhe arrihet për 10 minuta, transmeton albinfo.ch. Ndërsa, zgjidhja tjetër është ecja këmbë shtigjeve malore, dhe pika më e afërme arrihet për 2 orë e gjysmë marshim të mundimshëm…

Nëse nuk ju ka lëshuar entuziazmi tashmë, ja edhe disa hollësi për ofertën. Fondi i iniciativës së përmendur në fillim, investon 2.5 milionë franga për rinovimin e një shtëpie ekzistuese njëqindvjeçare. Mbi të do të ndërtohen dy banesa të mëdha të rezervuara për familjet që do të pranojnë të vendosen këtu. Dhe që do të përfitojnë nga oferta gjeneroze e Quinten-it.

Lexo po ashtu:  Zgjedhjet në SHBA: Pse votohet gjithmonë ditën e Martë?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *