Presidenti rus, Vladimir Putin, ka premtuar përjashtime tatimore, lehtësi në huamarrje dhe para fizike, për të mbështetur familjet që “prodhojnë” më shumë fëmijë. Gjatë fjalimit të tij për “Gjendjen e Shtetit”, Putin prezantoi disa masa që do të përmirësojnë kushtet e jetesës.

Duke i vënë theksin familjeve, lideri rus tha se hapi i parë për të rritur të ardhurat është ulja e barrës tatimore.

Presidenti shtoi se do të heqë 5 metra katror sipërfaqe të tatueshme nga pronat rezidenciale, për çdo fëmijë që lind në një familje.

Pronësia e truallit në mbi 600 metra katrorë do të jetë gjithashtu e përjashtuar nga taksat. Familjet me 3+ fëmijë do të përfitojnë një pagesë prej 6,840 dollarë për të ulur kreditë hipotekore.

“Nëse e shtojmë këtë shumë me fondin e përfitimit të lindjes, që mund të përdoret gjithashtu për të paguar kreditë hipotekore, vlera arrin në 13,700 dollarë dhe në shumë zona të Rusisë, kjo do të jetë një sasi e madhe për të përballuar kostot e jetesës. Parimi është i thjeshtë, bëj më shumë fëmije të paguash më pak taksa”.

Aktualisht, familjet në Rusi mund të aplikojnë për 2% zbritje të kredive hipotekore, të subvencionuar nga Qeveria ruse. Lideri rus tha se përfitimet kanë qenë të ulëta, për shkak se subvencioni zgjati për pak vite.

Lexo po ashtu:  Vajzat arbëreshe kthejnë në një vepër arti një pjesë të qytezës së tyre

Ai premtoi një lehtësim që do të arrijë kohëzgjatjen e kredisë. Moska e ka projektuar koston e kësaj në rreth 466 milionë dollarë vetëm për vitin 2020, por shtoi se do të përfitojnë 600,000 familje.

Ndër masa të tjera përfshiheshin dyfishimi i përfitimeve për familjet me fëmije më aftësi të kufizuara. Më herët gjatë muajit, Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban lajmëroi një lëvizje të ngjashme.

Ai prezantoi masa si përjashtimin nga tatimi ndaj të ardhurave dhe faljen e kredive për gratë që rrisin 4 fëmijë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *