20 vjet më parë Serbia vrau kryeministrin e saj Gjingjiq

“Vrasja e Gjinjgiq në 12 mars 2003 nuk është vetëm një vrasje politike e një kryetari qeverie, por më shumë një goditje ndaj figurës dhe alternativës, që ai përfaqësonte në rrymën e ndryshimeve demokratike properëndimore për Serbinë.

Kryeministrin serb nuk e vrau krimi apo mafia. Atë e vrau Serbia. Ishte një vrasje politike strategjike, e cila në një farë mënyre vrau edhe vetë gjysëmrevolucionin serb (të tetorit të vitit 2000). Sido që të vazhdojnë pasardhësit e tij, fakti është se procesi demokratik dhe demokracia në Serbi pësuan një frakturë të madhe dhe një kthim prapa, ku vrasja e Gjingjiqit lozi rolin e makinës së kohës për Serbinë”.

-Nga kapitulli me titull “Plumbat e Serbisë mbi Gjingjiqin dhe demokracinë” në librin tim monografik “Serbia kundër Serbisë. Analizë e një gjysëmrevolucioni të lënë përgjysëm”, Tiranë, 2004, fq.234./Shaban Murati/

Lexo po ashtu:  Gestapo, kush ishte policia sekrete, që mundësoi krimet e përbindshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *