Beteja e Koshares, njihet si një betejë historike që bëri kthesë të madhe në luftën e UÇK-së për lirinë e Kosovës, e cila identifikohet me thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar. 

Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet e Kosovës, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri qindravjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Prandaj ish-luftëtarët e kësaj beteje, luftën kundër forcave ushtarake e policore serbe në Koshare e konsiderojnë si një betejë historike të luftës së UÇK-së.

Djemtë e vajzat e UÇK-së  që u angazhuan në këtë betejë janë janë bijtë e bijat e Dardanisë që e goditën përfundimisht makinerinë gjenocidiale të Serbisë dhe i ndalën turrin vrastar asaj makinerie.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Sot e çdo herë duhet t’i kujtojmë me pijetet të lartë dëshmorët e kësaj betejë dhe të gjithë ata që ranë në luftën çlirimtarë të UÇK-së.
Kur i shohim varret e dëshmorëve në Koshare, që vijnë nga të gjitha trevat shqiptare, kuptohet se kjo luftë ka pasur një qëllim dhe një ideologji, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe forcimin e kombit shqiptar.

Lexo po ashtu:  Albini ka të drejtë ta ndryshojë mendimin në përputhje me interesin e përgjithshëm të Kosovës

Kushtrimit, për mbrojtje të atdheut shumë të rinjë por edhe të moshuar nga Kosova, diaspora pa hezitim ju përgjigjen. Të vetëdijshëm se, nuk ka shembull më të mirë, më të guximshëm dhe më fisnik se të veprosh me fjalë e me vepra konkrete për lirinë e Atdheut dhe mirëqënien e popullit, sikurse që kanë vepruar luftëtarët e lirisë, heronjët dhe dëshmorët e kombit.  

Sot pas 20 viteve, kujtojmë edhe sakrificën për liri të heronjve dhe luftëtarëve tanë që nga emigracioni iu përgjigjen thirrjes së atdheut në përpjekjet për liri e dinjitet.

Në këtë rrugëtim sigurisht edhe diaspora kosovare ka luajtur rolin e saj historik. Ajo ka ndihmuar dhe mbajtur gjallë rezistencën dhe frymën për liri të popullit të Kosovës. Shumë nga bashkatdhetarët tanë i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Shtabit Qendror te UÇK për t`u rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare.

Ata dhanë jetën e tyre, pa pyetur për moshë apo gjini që kishin, sepse ishin të bindur në qëllimet dhe veprimet e tyre siq janë; Agim Ramadani, Salih Çekaj, Xhemajl Fetahaj, Abaz Thaqi dhe shumë dëshmorë të tjerë. Ata dhe bashkëluftetarët e tyre që sot janë gjallë, luftuan heroikisht, për të rilindur dhe merituar përjetësinë.

Lexo po ashtu:  FSKJ-ja nuk është ushtri private e askujt !

Kosharja është vendi i lavdisë dhe i krenarisë kombëtare, aty ku pushojnë eshtrat e 114 Dëshmorëve dhe Heronjve të Kombit. 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Një pjesë e tyre ka rënë në altarin e lirisë për të mos u harruar kurrë. Ndaj, në këtë 20 vjetor të kësaj beteje të lavdishme të Koshares, në këto momente krenarie e mburrjeje, nuk ka si të mos na shkojë mendja tek kujtimi i tyre dhe t’u falim nderimin tonë për veprën dhe heroizmin e tyre.
Atje, është vendi ku ndryshoj historia, është emocion për të gjithë sepse, aty u thyen turpërisht forcat okupatore, aty luftuan djemtë dhe vashat nga e tërë Kosova, shqiptaria dhe vullnetarë nga vende të tjera. Kjo Betejë lavdishme është simbol i unitetit, i bashkimit dhe të krenarisë. Ishte njëra ndër hallkat më të fuqishme në zinxhirin e pakëputshëm të historisë kombëtare dhe si e tillë do të përkujtohet gjithmonë ndër shqiptarë. 

Jehona e Betejës së Koshares pati një ndikim të veçantë në ide, mendim e veprim, e sidomos në atë moral si faktor kryesor, në zhvillimin e arritjen e suksesit luftarak. Kjo betejë krijoi kushte të reja furnizimi, jo vetëm për Kosharen, por për të gjitha zonat e tjera operative në thellësi. Njëherit, ka dhënë shembullin më tipik se si duhet dhe si mbrohet atdheu. E cila vishet me një rëndësi historike për nga përmasat e saj, mënyrën e organizimit, suksesin e arritur dhe terrenin e zhvilluar.
Dhembja për të rënët shëndërrohet në forcë e krenari për familjarët e dëshmorëve nga e mbarë Shqiptaria.
Lufta e Kosharës vështirë përvijohet me fjalë dhe me shkresa. 

Lexo po ashtu:  Kryeministri shqiptar çon vendin drejt konfliktit civil!

Atje ranë mitet dhjetëra shekullore, atje ranë Lordë, Carë e Perandorë; atje ranë shkresa e vula konferencash, atje ranë turpet e shekujve kopilë!…

Lavdi e përjetshme Heronjve dhe Dëshmorëve të Betejës së Koshares! 

Lavdi të gjithë Heronjve dhe Dëshmorëve që u flijuan për lirinë e vendit tonë.  Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe popullin e saj!
HAKI LATIFI /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *