Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Më 23 janar 1899 u themelua Lidhja e Pejës, e njohur edhe si organizata “Besa-besë”, një prej përpjekjeve më të rëndësishme politike të shqiptarëve në fund të shekullit XIX për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe të drejtave kombëtare.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Lidhja u krijua në një periudhë të tensionuar politike, si reagim ndaj politikave të Perandorisë Osmane, e cila kishte sakrifikuar territoret shqiptare në favor të marrëveshjeve diplomatike me shtetet fqinje të Ballkanit.

Në Kuvendin e mbajtur në Pejë morën pjesë rreth 450 delegatë nga krahina të ndryshme shqiptare. Në krye të saj u vendos Haxhi Zeka, figurë e njohur e rezistencës kombëtare dhe një nga udhëheqësit kryesorë të mbrojtjes së Plavës dhe Gucisë gjatë Lidhjes së Prizrenit të vitit 1878.

Programi politik i Lidhjes së Pejës kishte në qendër bashkimin e katër vilajeteve shqiptare – Kosovës, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës – në një njësi të vetme administrative me vetëqeverisje brenda Perandorisë Osmane. Pas kuvendit, organizata shtriu veprimtarinë e saj përmes komiteteve lokale, të cilat morën rol administrativ dhe mbrojtës në disa krahina.

Lexo po ashtu:  Përpjekjet e shqiptarëve për anëtarësimin në Lidhjen e Kombeve

Në historiografinë shqiptare, Lidhja e Pejës vlerësohet si një moment i rëndësishëm i lëvizjes kombëtare, pasi për herë të qartë artikuloi kërkesa politike për autonomi dhe organizim institucional shqiptar. Veprimtaria e saj konsiderohet se krijoi bazën për kryengritjet e mëvonshme të viteve 1910–1912 dhe për proceset që çuan drejt Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Duhet nënvizuar se jashtë shtetit të sapokrijuar shqiptar, mbetën më shumë se gjysma e teritoreve shqiptare.

Edhe sot lufta për bashkimin kombëtar vazhdon. Kosova shqiptare është në rrugë e sipër për bashkim kombëtar, ashtu siç edhe ishte programi i Lidhjes së Pejës. Gjeopolitika e sotme është në interes të madh të kombit shqiptar. Prandaj duhet të mos gabojmë e të ndalemi…