Më 25 nëntor 1997 forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të drejtuara nga komandanti legjendar, Adem Jashari, sulmuan forcat e policisë serbe në Vojnik, të cilat u tërhoqën, duke lënë të plagosur.

Të nesërmen një ekspeditë ndëshkimore serbe me 10 automobila e mjete të tjera të motorizuara u drejtuan për në Vojnik.

Adem Jashari me 10 luftëtarë i zuri pritë dhe, pas katër orë luftimesh të rrepta, forcat e policisë serbe u tërhoqën të përgjakura.

Në tërheqje e sipër, forcat serbe, të egërsuara nga goditjet që u kishte dhënë Adem Jashari, filluan të qëllojnë majtas e djathtas pa mëshirë kundër kujtdo që shihnin dhe në fshatin Llaushë ata vranë mësuesin Halit Geci në derë të shkollës, i cili u varros me një ceremoni të madhe më 28 nëntor 1997.

Në këtë ceremoni, ku morën pjesë shumë njerëz, me urdhër të Adem Jasharit, dolën në tribunë për herë të parë përfaqësuesit e UÇK-së.

Serbia nuk mundi të hynte në Drenicë, deri më 22 janar 1998, ditë kur policia dhe ushtria serbe ia rrethojnë shtëpinë për të dytën herë dhe e goditën me artileri e armë të tjera. Ademi atë natë nuk ndodhej në shtëpi.

Lexo po ashtu:  Kërcënon miku i Edi Ramës, Vuçiq: Nëse ndodh anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare ju befasojmë me përgjigjen

Luftuan i ati, Shabani, me Hamzën, Besimin (djali i Hamzës), Kushtrimin (djali i Ademit) etj. U plagosën Selvetja (vajza e Hamzës) dhe Iliriana (vajza e Rifatit). Me të zbardhur dita, e gjithë Drenica u mblodh te kulla e gjuajtur me topa e Adem Jasharit…

Lufta e shqiptarëve vazhdoj deri në lirinë të cilën e gëzojmë sot, por nuk e vlerësojmë e nuk po e ruajmë ashtu siq do duhej.
Serbia akoma ka pretendime ndaj Kosovës dhe elementit egzistues të shtetit të Kosovës. Faktori politik shqiptar në Prishtinë e në Tiranë është lëmshë. Më shumë sulmojnë njëri tjetrin sesa që mbrohen nga sulmet politike e diplomatike serbe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *