Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Më 25 nëntor 1997 forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të drejtuara nga komandanti legjendar, Adem Jashari, sulmuan forcat e policisë serbe në Vojnik, të cilat u tërhoqën, duke lënë të plagosur.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Të nesërmen një ekspeditë ndëshkimore serbe me 10 automobila e mjete të tjera të motorizuara u drejtuan për në Vojnik.

Adem Jashari me 10 luftëtarë i zuri pritë dhe, pas katër orë luftimesh të rrepta, forcat e policisë serbe u tërhoqën të përgjakura.

Në tërheqje e sipër, forcat serbe, të egërsuara nga goditjet që u kishte dhënë Adem Jashari, filluan të qëllojnë majtas e djathtas pa mëshirë kundër kujtdo që shihnin dhe në fshatin Llaushë ata vranë mësuesin Halit Geci në derë të shkollës, i cili u varros me një ceremoni të madhe më 28 nëntor 1997.

Lexo po ashtu:  Pushtohen shqiptarët nga vaksinat sllave! Serbia sjell vaksina anti-COVID në Kosovë, Rusia e gatshme të dërgojë në Shqipëri

Në këtë ceremoni, ku morën pjesë shumë njerëz, me urdhër të Adem Jasharit, dolën në tribunë për herë të parë përfaqësuesit e UÇK-së.

Serbia nuk mundi të hynte në Drenicë, deri më 22 janar 1998, ditë kur policia dhe ushtria serbe ia rrethojnë shtëpinë për të dytën herë dhe e goditën me artileri e armë të tjera. Ademi atë natë nuk ndodhej në shtëpi.

Luftuan i ati, Shabani, me Hamzën, Besimin (djali i Hamzës), Kushtrimin (djali i Ademit) etj. U plagosën Selvetja (vajza e Hamzës) dhe Iliriana (vajza e Rifatit). Me të zbardhur dita, e gjithë Drenica u mblodh te kulla e gjuajtur me topa e Adem Jasharit…

Lufta e shqiptarëve vazhdoj deri në lirinë të cilën e gëzojmë sot, por nuk e vlerësojmë e nuk po e ruajmë ashtu siq do duhej.
Serbia akoma ka pretendime ndaj Kosovës dhe elementit egzistues të shtetit të Kosovës. Faktori politik shqiptar në Prishtinë e në Tiranë është lëmshë. Më shumë sulmojnë njëri tjetrin sesa që mbrohen nga sulmet politike e diplomatike serbe.

Lexo po ashtu:  Tjetër variant i ri zbulohet në Gjermani – 35 pacientë të infektuar në një spital në Bavari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *