Disa njerëz thjesht çlirojnë lumturi.Ata gjithmonë duken të qeshur dhe në qejf dhe të aftë të hedhin pas shpine emocionet dhe eksperiencat negative. Nëse ju mendoni se nuk do të jeni kurrë të tillë atëherë gaboheni

Ja disa hile se si të bëheni më të lumtur.

Bëni ushtrime

Presioni i gjakut në trupin tuaj çliron endorfinë, e cila krijon ndjenjën e lumturisë dhe lufton humorin e keq.

Studimet gjithashtu kanë treguar se ushtrimet lehtësojnë simptomat e depresionit.

Vrapi, çiklizmi, joga, kërcimi dhe madje edhe një ecje prej 20-30 minutash mund t’iu ndihmojë.

Bëni joga

Joga mund të lehtësojë simptomat e depresionit  si dhe anoreksisë, ju lejon që të qetësoheni dhe të fokusoheni tek frymëmarrja juaj më shumë sesa tek shqtësimet, frustrimet dhe problemet.

Hani perimet

Gjethet jeshile si spinaqi dhe lakra janë të pasura me acid folik.Kjo lëndë ushqyese ul gjendjen negative dhe depresionin sepse ndihmon në krijimin e Dopaminës në tru.Një studim i 2012 tregoi se njerëzit e moshës të mesme të cilët konsumonin më shumë acid folik, kishin rrezik më të ulët për simptoma depresioni sesa ata që hanin më pak.

Provoni terapinë e njohjes së sjelljes

Terapia konjitive është një trajtim i provuar për depresionin klinik dhe çrregullimet e anoreksisë, gjithashtu ndihmon edhe njerëzit të cilët thjesht duan të mposhtin mendimet negative.Kjo terapi i bën njerëzit më të lumtur, të shëndetshëm dhe në një gjendje më të mirë.

Blini lule për veten

Një skuadër kërkimi në Harvard ka zbuluar se të mbash lule në shtëpi ndihmon në mbajtjen larg të anoreksisë dhe gjendjes negative.Njerëzit në studim ndiheshin plot me energji dhe entuziastë në punë.

Qesh

Ndërkohë që ju mendoni se e qeshura është një reagim i lumturisë, disa studiues mendojnë se çon në lumturi.

Lexo po ashtu:  Motivim: “Ti vlen, ndaj mos lejo asnjë të të bëjë të ndihesh si i/e pavlerë”

Akti i thjeshtë i të qeshurit, edhe nëse i detyruar  mund të ndihmojë për të aktivizuar gjendrat e lumturisë për t’iu sjellë në një gjëndje më të mirë.

Ndizni një kuti drite

Terapia e dritës është një trajtim efektiv për çrregullimet sezonale të emocioneve. Ju mund të ndizni një dritë 30 minuta deri në 1 orë kur nuk jeni në humor dhe përdoreni atë si një terapi të përditshme.

Largohuni nga hijet

Nëse nuk mundeni, atëherë hapni dritaret dhe lini diellin të hyjë në dhomën tuaj. Ju do të ndiheni më të lumtur nëse do të punoni apo jetoni në një vend me dritë.

Dil

Ke filluar të ndihesh keq? Dil jashtë për të thithur rreze dielli. Trupi njerëzor prodhon vitaminë D kur ekspozohet në rrezet e diellit dhe kërkuesit thonë se njerëzit që kanë mungesë te vitaminës D janë më të prirur për të qenë në depresion, ankth dhe të lodhur.

Ecni nën rrezet e diellit për 20 ose 25 minuta dhe lereni dritën e diellit të ndriçojë gjendjen tuaj shpirtërore.

Hani kërpudha

Një burim surprizë i vitaminës D? Kërpudhat.Perimet e shijshme janë burimet e vetme bimore të vitaminës D dhe ushqimet që mbajnë  vitamin D nxisin serotoninën në tru, e cila ju fut në një gjendje më të mirë. Shtoni disa kërpudha në omletën tuaj të mengjesit ose sallatën e drekës dhe ja ku e fituat vitaminën D.

Provoni meditimin

Lajme të mira: Meditimi është një mposhtës stresi i provuar, pa efekte anësore.

Çliron substanca lumturie në tru, si sereotina, dopamina dhe endorfina, të gjitha këto punojnë së bashku për t’iu sjellë në gjendje më të mirë.

Nuhat agrumet

Aroma e agrumeve, si limoni, portokalli, etj, sjell reagime kimike pozitive në trurin tuaj po aq sa puna për të lehtësuar stresin.

Lexo po ashtu:  Tri sekrete për flokët me shkëlqim

Konsumoni karbohidrate si vakt pasditeje

Për vite ne kemi dëgjuar se duhet të shmangim karbohidratet, por në realitet një dietë e dobët në karbohidrate mund t’iu bëjë të ndiheni të trishtuar  dhe të stresuar.Kur ndiheni keq, hani një vakt me 25 deri në 30 gram karbohidrate.

Luani me kafshët tuaja shtëpiake

Të keni një qen ose mace përmirëson cilësinë e jetës. Gëzimi i tyre kur ju ktheheni në shtëpi dhe besnikëria e palëkundur, i bën ata shoqërues idealë. Ka shumë arsye pse kafshët përmirësojnë shëndetin tuaj, por ata mund të ndryshojnë gjendjen tuaj të keqe dhe tju ngrejnë moralin. Një studim zbuloi se të kesh një qen 15 minuta çliron seretoninë, prolaktinë dhe okzitocinë, te gjitha këto janë hormone që nxisin ndryshimet e gjendjes emocionale ndërsa ulin hormonin e stresit.

Bëni pushime të vogla

Kërkimet kanë zbuluar se njerëzit qe bëjnë pushime të vogla dhe të shpeshta gjatë ditës së tyre të punës për të parë video gazmore online fitojnë një ngritje emocionale dhe raportojnë se ndihen më energjikë dhe të lumtur,  me më pak emocione negative.Nëse bëni këtë, përveç shëndetit mendor do të keni përfitime dhe në metabolizmin tuaj.

Shtoni shafran në vaktet tuaja

Komponenti aktiv në shafranin e Indisë ka cilësi natyrale antidepresive.Ju mund të shtoni shafran tek vaktet tuaja sepse kjo do të ndikojë në të gjithë trupin tuaj, do të zvogëlojë dhembjet e artritit reumatizmal, ostoartritit dhe kushtet e tjera inflamatore, ashtu siç lufton sëmundjen e alzhaimerit dhe diabetin.Gjithashtu shafrani do të ndikojë në gjendjen tuaj mendore.

Dëgjoni muzikë

Keni dëgjuar në radio një kënge dhe jeni ndjerë mirë? Kjo ndodh sepse muzika është një ndryshues i gjendjes emocionale.Çliron dopaminë në sistemin tuaj dhe sjell nostalgji.

Lexo po ashtu:  Dhëmbë të verdhë, ushqimet që duhen shmangur

Këndoni vetëm

Kërkuesit e Universitetit të Mançesterit zbuluan se një organ shumë i vogël brenda veshit(i quajtur Sekul) është i lidhur me trurin tuaj dhe regjistron kënaqësi. Sekuli regjistron frekuencat që lidhen me këndimin pothuajse menjëherë dhe ju jep ju një ndjesi të ngrohtë.Kështu që jepini, këndoni në dush, në makinën tuaj ose në një skenë karaokeje.

Hani çokollata

Nëse ju keni nevojë për një justifkim për të ngrënë çokollata , ja ku keni një: na bën më të lumtur. Çokollata çliron triptofan, e cila rrit prodhimin e serotinës në tru.Ky trik funksionon edh eme ushqimet e tjera që përmbajnë triptofan siç janë shpendët dhe veza.

Pini kafe

Rritni energjitë tuaja çdo mëngjes duke pirë kafe.Sipas një studimi gratë të cilat pinin kafe kishin shanse më të ulëta depresioni sesa gratë që nuk pinin.

Përdorni çajin jeshil

Çaji jeshil ka një sërë përfitimesh në shëndetin e njeriut, përmirëson metabolizmin, lufton sëmundjet dhe sigurisht, ndikon në gjendjen tuaj mendore.

Krijoni një lidhje njerëzore

Lini mënjanë telefonat tuaja dhe largohuni nga kompjuteri.Nëse doni të ndiheni mirë takoni një familjar ose një mik.

Konsumoni yndyrna të shëndetshme

Yndyrnat që ndodhen tek ushqimet bimore si psh avokadoja përveç përfitimeve të tjera shëndetësore,ndikojnë edhe në shëndetin mendor.

Hani më shume salmon

Peshqit yndyrorë si salmoni kanë vlera të larta të Omega 3,sipas një studimi gratë  të cilat konsumojnë 2 herë në javë salmon, kanë 25% më pak rrezik depresioni sesa ato që nuk hanë.

Provoni bimën Shën Xhon MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *