Është interesante që kjo është bimë gjysmëparazite. Me rrënjët e veta përforcohet për barin e livadhit nga i cili thith kripërat minerale Eufrazia (Euphrasia officinalis) është bimë njëvjeçare, e cila mund të gjendet në livadhet e thata. Përmban: Glikozidrinantinë, vaj eterik, vaj yndyror, rrëshirë, hidrokarbure, vitaminë C etj. Përdoret si antibakterik, antibiotik, antikatarik, antiseptik, antifungal, tonik, digjestiv etj. Është e përshtatshme për sëmundjet siç janë konjunktiviti, glaukoma, iritisi, dobësimi i syve, inflamacioni i kapakëve të syve etj. Eufrazia mund të përdoret edhe te bronkiti, gripi, kundër dhembjes së kokës, problemeve me tretjen, ngërçet, nervozizmin, pagjumësinë, apetitin e dobët. Shija e bimës është e njelmët apo e ithët. Ekzistojnë disa lloje të eufrazisë dhe të gjitha janë të përdorshme në qëllimet fitoterapeutike.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Si përdoret eufrazia? Çaj Çaji nga eufrazia mund të përgatitet për kompresa dhe shpëlarje të syve. Një lugë e vogël e kafes të bimës së thatë qitet në 2,5 decilitra ujë të vluar. Përdoret i kulluar pas 10 minutash, ashtu që njomet kompresa, e cila vihet në kapakë të syve. Çaji mund të përdoret edhe për pije, i cili forcon të parët. Është e nevojshme që të përgatitet në të njëjtën mënyrë dhe pihet tri herë në ditë, pa e ëmbëlsuar. Pika për sy Përdoret bima e freskët, nga e cila shtrydhet lëngu, i cili përzihet me ujë të distiluar. Përdoren nga dy pika për secilin sy. Tinktura 200 gramë bimë të thatë qitet në një litër alkool 70%. Pas 30 ditësh kullohet dhe përdoret ashtu që çdo ditë me pak ujë pihen 10-20 pika.
Kundër flamës Një lugë e vogël e eufrazisë qitet në 2,5 decilitra ujë të vluar, lihet pesë minuta dhe qitet gjysmë luge e vogël kripë. Dy deri në tri herë në ditë spërkatet në vrima të hundës.





