5 hapa si të bëhesh milioner nga pushteti dhe buxheti publik: Ngjarja diku në Malishevë dhe kudo në Kosovë:

1. E privatizon pronën shoqërore bashkë me shokët e partisë me çmim qesharak prej 10 euro për ari
2. Pas disa vitesh rastësisht andej kalon autostrada-unaza e qytetit dhe gjysmën apo tërë tokën ta kompenson shteti 1000 fish më shumë.
3. Për pjesën e mbetur të tokës shteti të jep 200 mijë euro grant në bujqësi për me mbjell lakra, molla, rrush e kumbulla, banane, e çka tu thuash.
4. Pastaj shteti ta financon rrugën e asfaltuar deri tek dera e ‘’dugojes’’ edhe aty 100 mijë euro
5. Rastësisht rruga që po ndërtohet fillon andej ka i ke tokat tuaja të cilat ti ka shkëmbyer komuna para disa viteve, për të cilën toke i ke dhanë do shkurre të shpërndara nëpër moçalishte.
…në ndërkohë, mijëra banorë vazhdojnë të jetojnë në varfëri, pa rrugë, pa ujë, pa shërbime bazë kurse shteti dhe pushteti krejt këto veprime i shet si investim dhe shërbim ndaj qytetarëve.
Kjo ngjarje nuk përjashton faktin që ka raste që vetëm me një gjysëm hap është kapur milioni apo milionat./Alban Krasniqi/
Lexo po ashtu:  Beograd/ Gjykata merr vendim për dy shtetasit zviceranë që bënë shqiponjën dykrenare në Beograd

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *