Sheryl Sandberg është një ndër inspirimet më të mëdha. Drejtoresha Operacionale e kompanisë Facebook është simbol i suksesit dhe rruga multi-miliardere e karrierës së saj e ka bërë shembull për shumë vajza dhe gra kudo në botë.

Personaliteti i saj karakterizohet nga vullneti dhe këmbëngulja e shoqëruar me dëshirën për të arritur sukses, duke vlerësuar njerëzit që e rrethojnë. Prandaj këto 5 mësime për jetën janë pasqyrim i vlerave dhe ideve më rrënjësore të Sheryl Sandberg që mund t’i aplikoni si në jetën tuaj personale ashtu edhe në karrierën tuaj.

E ke një zë: Përdore

Sheryl Sandberg përdorë zërin e saj për të inspiruar, inkurajuar dhe bërë ndryshime. Ajo ka shkruar libra që ju tregojnë si të bëheni një lider duke i zgjeruar horizontet tuaja në rrugën drejt suksesit. Sheryl Sandberg na demonstron se nëse e përdorim zërin tonë prej individi ne mund të inspirojmë dhe nxisim ndryshime pozitive.

Jini të gatshëm të dilni nga zona juaj e rehatisë

Te jeni person i sukseshëm dhe të jeni udhëheqës janë gjëra që shkojnë paralelisht, por të qenurit rehat me ushëheqjen mund të jetë gjë e vështirë. Mirëpo duke ndërmarrë hapa të vegjël çdo ditë, që ju dërgojnë përtej zonës së rehatisë, kjo ju bën lider më të mirë, dhe ju mundëson të arrini edhe më shumë sesa keni imagjinuar.

Lexo po ashtu:  Prindër, mos i detyroni fëmijët të ndajnë lodrat e tyre kur nuk duan; Psikologët radhisin efektet negative

Besoni në vetvete

Vetëbesimi në aftësitë që i ke janë çelësi drejt suksesit. Sheryl Sandberg tregon se besimi në vetvete dhe në atë që je në gjendje ta bësh është gjëja më e mirë për vete dhe për karrierën tënde. Nëse besoni në vetvete, përfundimisht do të arrini të bëheni më i miri.

Gjëra të këqija ndodhin gjithmonë në jetë, dhe është në rregull të përballeni me to

Sheryl Sandberg tregon se është në rregull të mërziteni kur përballeni me situata të vështira në jetë, dhe nëse jeni në gjendje ta menaxhoni karrierën tuaj gjatë asaj periudhe, aq më mirë. Por nëse nuk jeni në gjendje, edhe kështu është në rregull. Prandaj çkado që ju duhet të bëni për të ndjerë më pak dhimbje me situatën, dhe të tejkaloni dhimbjen që vie me tragjeditë në jetë, është në rregull, dhe pavarësisht kësaj prapë mund të jeni person shumë i sukseshëm.

Mos e nënvleftësoni atë që jeni në gjendje ta arrini dhe bëni

Lexo po ashtu:  Ushqimet që përmbajnë vitaminë D

Ndoshta një nga leksionet më të mëdha në karrierë që Sheryl Sandberg na i jep është që kurrë të mos i minimizoni aftësitë tuaja, apo t’i ulni pritshmëritë që i keni ndaj vetes. Besimi që mundesh dhe pret nga vetja që të arrishë sukses të pamatshëm është me rëndësi. Me këtë Sheryl nuk thotë se duhet të keni vetëbesim të tepruar apo të bëheni arrogantë, por që asnjëherë të mos dyshoni në aftësitë që i keni dhe në gjërat që mund t’i arrini./përshtatur nga: MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *