Njerëzit gjykues e kanë për zakon që të bëjnë vlerësime morale negative për të tjerët. Ata e ndërtojnë vetëvlerësimin, duke u krahasur me të tjerët, që mendojnë se kanë status social më të ulët. Mbrojtja më e mirë përballë një tipi të tillë është që të mos i merrni komentet personalisht! Nëse i lejoni t’ju futen në kokë, atëherë po bëni punën e tyre të pistë.

Ja disa përgjigje që mund t’u jepni këtyre tipave.

Oh, harrova, ti je e përsosur!

Njerëzit që gjykojnë, shpesh herë e gjykojnë veten po aq ashpër sa edhe ju. Ky reagim do u kujtojë që edhe ata kanë të metat e tyre. Flisni me ton të qetë dhe më pas harrojeni këtë situatë.

A bën nxehtë në shtëpinë tënde prej xhami?

Kjo përgjigje do u sjellë në mendje shprehjen: “Ata që jetojnë në shtëpi prej xhami, nuk duhet të hedhin gurë”. Kjo përgjigje do ua dërrmojë sensin e tyre të perfeksionit.

Kam lindur që të jem e mrekullueshme, jo perfekte.

Lexo po ashtu:  Dhuna është fëmiu i politikës, pse habiteni?

Kjo përgjigje e shkrin me pakëz humor negativitetin e tjetrit apo tjetrës. Tregon se e kuptoni që nuk jeni përherë të përsosur, dhe se mund të bëni gabime si kushdo tjetër. Gjithashtu i kujtoni atyre se pavarësisht kësaj, jeni fantastike.

A do të shtosh diçka tjetër, që është kritike apo negative, si zakonisht?

Kjo përgjigje i vë në dukje personit gjykues se e kanë për zakon që të fokusohen tek të metat e të tjerëve. Kur përdorni këtë përgjigje, me siguri do i ndalni.

A e di ti që ka edhe pikëpamje të tjera?

Përdoreni këtë përgjigje me tipat gjykues që përpiqen të imponojnë mendimin e tyre. Kështu po e ftoni të kuptojë se pikëpamjet e tyre mund të mos jenë të vërteta për të tjerët.

Nëse mendoni se vlejti, ndajeni këtë artikull me miqtë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *