Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic ka deklaruar se vendet e pasura kanë blerë paraprakisht 53% të vaksinave kundër CoVid-19, duke krijuar kushtet e një pabarazie në trajtimin e sëmundjes.

“Bota do të jetë një vend më i vështirë për t’u jetuar dhe më pak e ndershme pas pandemisë. Nëntë në dhjetë vende të varfra me gjasë nuk do të kenë mundësi të marrin vaksinën në vitin 2021, sepse vendet e pasura kanë blerë tashmë 53% të vaksinave të prodhuara për vitin tjetër. Dhe më ato 53%, vetëm 14% i totalit të popullsisë së botës do të vaksinohen”, tha Brnabic.

Teksa ka mbrojtur mënyrën sesi Serbia po lufton në këtë situatë pandemie, Brnabic ka shtuar se kjo që ndodhi me vaksinën ka minuar dy parime bazë të botës moderne, në zemrën e tyre: parimin e të drejtave të njeriut dhe respektimit të tyre dhe parimin e barazisë mes individëve dhe vendeve.

Lexo po ashtu:  Bill Gates parashikoi virusin pesë vite më parë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *