Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Hans Kluge, ka bërë thirrje që karantina 14 ditore për personat e izoluar nuk duhet reduktuar. Sipas tij, në kushtet e tanishme, çdo lëshim do të kishte pasoja të mëdha në përhapjen e CoVid-19 në Europë, ku po verifikohet një rritje alarmante e numrit të të prekurve.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Kluge ka shtuar se diskutimi për reduktimin e periudhës 14 ditore të karantinimit duhet të diskutohet në nivel shkencor në mënyrë që vendimet të mos jenë të pambështetura.
Në Europë javën e kaluar u regjistruan 300 000 raste të reja me një rritje të verifikuar rastesh me më shumë se 10% gjatë dy javëve.

Reduktimi i periudhës së karantinës nga 14 ditë në 7 ditë u vendos në Francë për personat që ishin ekspozuar ndaj një të infektuari ndërkohë që vendi është përfshirë nga një rritje e madhe infektimesh dhe për këtë shkak ka ashpërsuar masat. Në një situatë të ngjashme është edhe Anglia që ka vendosur karantinë për miliona njerëz.




