Për një grua, një befasi ka një vlerë të madhe sentimentale dhe personale, është një moment gëzimi që arrin papritur dhe që ushqen, kohë pas kohe, shkëndijën në marrëdhënien në çift, që nuk duhet të shuhet kurrë. Pastaj ka disa surpriza që gratë i duan dhe shpresojnë t’i marrin, por që kurrë nuk do t’i kërkonin.
Mëngjesi në shtrat
Eshtë një gjë e thjeshtë dhe shumë e parëndësishme, por gratë pëlqejnë të zgjohen nga burri i tyre, i cili u sjell mëngjesin në shtrat me kafe dhe ëmbëlsirën e saj të preferuar.
Pazar
Ne e dimë se blerja është sfera e grave. Një nga surprizat më të bukura që mund t’i bëni partneres tuaj është t’i ofroni një pasdite shopping, pa paralajmëruar.
Një fundjavë ëndrrash
Nuk ka asgjë më të bukur se një largim romantik, madje edhe më mirë nëse partneri organizon gjithçka pa dijeninë e gruas, për ta befasuar atë gjatë një periudhe veçanërisht angazhuese.
Darka gati
Për një grua, kthimi nga një ditë e lodhshme pune dhe gjetja e një darke të gatshme të shërbyer nga partneri i saj është me të vërtetë një surprizë e madhe, që mund t’ju bëjë të buzëqeshni.
Lule dhe bimë
Për t’i dhënë një buzëqeshje të papritur një gruaje, duhet shumë pak. Si për shembull të vini në shtëpi ose të dërgoni një tufë me lule, apo një bimë në zyrë: një surprizë e vogël që ngroh zemrën dhe e bën të qartë se e keni në qendër të mendimeve.
Mendime të vogla dashurie
Një gjest i thjeshtë, gati banal: lënia e një mendimi dashurie në një copë letër ose në dërrasën e zezë që keni në shtëpi, mund ta bëjë një grua të lumtur.