Problemet me zemrën– Ekziston një gen, i cili transmetohet drejtpërdrejtë nga babai tek fëmija dhe është një gen përgjegjës për infarktin. Kështu ky gen i transmetuar drejtpërdrejtë nga babai te fëmija, rrit rrezikun për infarkt në masën 50%. Kështu që nëse babai ka probleme me zemrën, kontrollojeni fëmijën qysh në vitet e para të jetës.

Gjatësia- Përgjithësisht mendohet se gjatësia e fëmijës është një mesatare e të dy prindërve. Pjesërisht është e vërtetë, por dominon kryesisht geni i babait me 3 centimetra.

Problemet e shëndetit mendor– Nuk është rastësi që çrregullimet mendore janë të trashëgueshme dhe në rastet kur babai është i prekur, fëmija është më i predispozuar për të pasur probleme të tilla. Nëse bëhet fjalë për skizofreninë, për shembull, ADN-ja e babait transmetohet direkt tek fëmija.

Problemet me dhëmbët- Fëmijët mund të trashëgojnë nga babai edhe problemet e dhëmbëve, formën dhe nofullën.

Ngjyrën e syve- Në ngjyrën e syve të fëmijës, ndikim kanë që të dy prindërit, por edhe në këtë rast dominojnë genet e babait, shkruan noa.al.

Lexo po ashtu:  Nostalgji për brezat e shkuar, të cilët dashuronin vërtet dhe e mbronin familjen me çdo kusht

Gjinia– Është shkencërisht e provuar se në gjininë e fëmijës, ndikon babai. Kromozomi që dominon spermën e babait, krijon një kombinim që përcakton gjininë e fëmijës. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *