68 vjet më parë, më 15 shtator 1957, u përurua Universiteti Shtetëror i Tiranës.

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Në ditën e përurimit, mjediset u hapën jo vetëm për studentë e pedagogë, por edhe për të gjithë banorët e Tiranës, të cilët vizituan fakultetet, katedrat dhe laboratorët.

Në fillesat e tij, Universiteti Shtetëror i Tiranës kishte 6 fakultete. Zanafillën për ngritjen e institucionit të parë të arsimit të lartë në Shqipëri, e gjejmë në vitin 1946 me hapjen e Institutit të Lartë Pedagogjik dyvjeçar dhe në vitin 1947, me hapjen e Institutit të Shkencave.

Universiteti u themelua me vendim të Këshillit të Ministrave më 30 maj 1957. Gjatë viteve 1946-1956 funksiononin në Tiranë gjashtë institute të larta: Instituti Pedagogjik, Instituti Politeknik, Instituti Mjekësor, Instituti Bujqësor, Instituti Ekonomik dhe Instituti Juridik. Mbi bazën e shkrirjes së këtyre instituteve, u krijua Universiteti Shtetëror i Tiranës, ku një numër i madh profesorësh të kualifikuar në universitete të huaja dhanë kontributin e tyre në përgatitjen e gjeneratave të reja./atsh/

Lexo po ashtu:  “Nënës sime”poezia prekëse e Hermann Hesse. Ia vlen ta lexoni
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com