Numri i të vdekurve nga COVID-19 po vazhdon të rritet me shpejtësi në vendin tonë.

Vetëm dje pati tetë viktima nga kjo sëmundje.

Edhe pavarësisht kësaj gjendjeje dhe numrit të shtuar të të infektuarve, Qeveria e Kosovës dje nuk e pa të arsyeshme të miratonte projektligjin anti-COVID-19, përmes të cilit do të mundë të menaxhohej situata me koronavirus.

Për këtë ka reaguar kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, duke e quajtur veprim të turpshëm nga Qeveria dhe nga partitë e koalicionit, transmeton “Zeri.info”.

“8 persona kanë vdekur vetëm dje nga COVID-19. Akoma Qeveria dhe shumica e partive të koalicionit po e bllokojnë kalimin e ligjit COVID-19, gjë që do të mundësonte zbatimin e duhur dhe të ligjshëm të masave anti-COVID. E turpshme”, ka shkruar ajo.

Ky projektligj është propozuar nga kryeparlamentarja Osmani.

Lexo po ashtu:  BE: Bashkëpunimi rajonal duhet të përfshijë të gjitha vendet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *