Burimet e para të naftës në Kuvajt janë zbuluar më 23 shkurt të vitit 1938, duke e bërë këtë shtet si njëri ndër pesë vendet më të pasura në botë.

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Vlerësohet se Kuvajti ka 9% të rezervave botërore të naftës së papërpunuar. Sipas kushtetutës Kuvajtit, të gjitha burimet natyrore të vendit dhe të ardhurat që lidhen janë pronë e qeverisë.

Duke qenë një vend pa taksa, industria e naftës i siguron shtetit të Kuvajtit rreth 80% të të ardhurave.

Ndryshe, që nga vitet 70 të shekullit të 19-të, midis shumicës së shkencëtarëve ka mbizotëruar teoria biogjenike ose organike.

Sipas kësaj teorie, “mbeturinat biologjike të depozituara në fundin e deteve shpërbëhen, e pas një kohe të gjatë kthehen në naftë dhe në gaz natyror. Më pas nafta dhe gazi përqendrohen në poret e shkëmbinjve sedimentarë në shtresat më të sipërme të kores së tokës”.

Lexo po ashtu:  Këto 2 shenja horoskopi kanë “talent” për të zgjedhur të dashurin e gabuar

Nga ky proces formohet nafta, përbërësit kryesorë të së cilës janë hidrokarburet – përbërje të formuara nga hidrogjeni dhe karboni.

Megjithatë, që nga vitet 70 të shekullit të 20-të, herë pas here, kjo teori është vënë në dyshim nga disa shkencëtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com