Polonia ka përkujtuar 85 vjetorin e invazionit nga Gjermania Nacionalsocialiste, çka edhe inauguroi shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore. Kryeministri Donald Tusk solli paralele mes LIIB dhe luftës në Ukrainë duke deklaruar se:

Lufta po vjen sërish nga Lindja

Ndonëse Gjermania nuk është në Lindje të Polonisë.

Presidenti polak Andrzej Duda mori pjesë në cereonitë e zhvilluara në qytetin e Wielun, ku u hodhën edhe bombat e para nga gjermanët. Më 17 shtator, Bashkimi Sovjetik shtyu kufirin e vet përëndimor deri në zonën e ndarë me gjarmanët në paktin Ribentrop-Molotov të 23 gushtit të atij viti.

Teknikisht invazioni gjerman bashkonte në vetvete edhe Republikën Sllovake, ndërkohë që mori shkas nga inskenimi i disa incidenteve, mes të cilëve më i famshmi Incidenti Gleiwitz. Invazioni i Polonisë provokoi përfshirjen zyrtare në luftë kundër Gjermaisë të Francës dhe Britanisë së Madhe, të cilat nuk i shpallën me këtë rast luftë Bashkimit Sovjetik që ndau Poloninë me nazistët.

Po kështu, invazioni polak inauguroi termin Lufta Rrufe – BlitzKrieg, një metodë e drejtimit të luftës me përqendrim goditjesh shumëarmëshe në një sektor të frontit me synim depërtimin e shpejtë, thyerjen e pikave të dobëta të vijave të fortifikuara dhe pamundësimin e krahëmarrjes nga pala e mbrojtjes. Termi i popullarizuar shumë nuk pranohet si element zyrtar i luftës nga Wermacht gjerman dhe ngjan të jetë origjinuar në media.

Lexo po ashtu:  Sa e rëndë është shkëputja e një pjese të rëndësishme për Kosovën, siç është Veriu i saj? Përgjigjet Rexhep Qosja