Ishte 3 shtatori i vitit 1928 kur Aleksander Flemingu kthehet nga pushimet nje mujore ne laboratorin e vet pranë spitalit St Mary te Paddingtonit në Londër.

Para se të nisej me pushime kishte mbjelle ne pjata Petri bakterin Staphylocochus aureus, nje bakter patogjen, pergjegjes për pneumoninë dhe meningitin. Flemingu, duke qenë i çrregullt nga natyra, i kish lënë kulturat e mbjella në një cep të tavolinës që mos t’i zinte dielli.

Kur u kthye nga pushimet pa që nië nga kulturat e mbjella te bakterit ishte infektuar nga myku. Çuditërisht rreth mykut bakteret patogjene ishin vrarē. Me sa duket myku prodhonte një lëndë që vriste stafilokoket.

Ky ishte një zbulim i rastësishëm, por që shënoi fillimin e një revolucioni të vërtet ne luftimin e patogjeneve përmes antibiotikëve.

U deshën shumë vite për izolimin e penicilinës nga kërpudha me të njëjtin emër. Pencilina u perdor me sukses për herë të parë në vitin 1942. Per nder te ketij zbulimi A. Fleming vlerësohet me çmimin Nobel në vitin 1945.
Zbulimi i Flemingut i hapi rrugën prodhimit të antibiotikëve. Sot përdoren më shumë se 100 lloj antibiotikësh. Keta antibiotikë kanë shpëtuar dhjetra milionë jetë njerëzish. Ndoshta rritja e jetës mesatare të njerëzimit prej 10-20 vjetësh i detyrohet përdorimit të antibiotikëve.

Lexo po ashtu:  Valët Wi-Fi mund të ndikojë në fertilitetin mashkullor për këto arsye

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *