Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave nëpërmjet dokumenteve solli sot në kujtesë se më 7 dhjetor të vitit 1927, kreu i Misionit Arkeologjik Italian në Shqipëri, Luigi Maria Ugolini u dërgoi një letër autoriteteve shqiptare, duke i informuar se synonte të eksploronte Butrintin gjatë vitin 1928.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Puna me gërmimet e kryesuar nga Ugolini filloi atje në shkurt të vitit 1928 deri në vitin 1936, dhe pas tij punimet i vazhdoi P. Markoni dhe më vonë D. Mustilli deri në vitin 1940.

Hulumtimet e çuan Ugolinin edhe drejt Finiqit, qytetit antik të Foinikes në afërsi të Butrintit. Nga gërmimet u zbuluan pjesët kryesore të teatrit, së bashku me një grup statujash fine, baptisterin e antikitetit të vonë dhe shumë monumente të tjera. Në vitin 1931 Ugolinit iu ofrua mundësia për të punuar në ishullin e Maltës, ku udhëhoqi një projekt gërmimi për disa vite me radhë deri sa vdiq.

Pasuria arkeologjike e Butrintit se bashku me parkun natyror që e rrethon atë është monument kulture dhe trashëgimi botërore e mbrojtur nga UNESCO, që prej vitit 1992. Parku Kombëtar i Butrintit, i cili ndodhet 18 kilometra në jug të Sarandës, zë një sipërfaqe të përgjithshme prej 9,424 hektarësh, një sipërfaqe e përbërë nga kodra, liqene, ligatina, këneta të kripura, fusha të gjera, moçalishte dhe ishuj. Brenda tij është konfirmuar ekzistenca e 1,200 specieve të ndryshme kafshësh dhe bimësh.

Lexo po ashtu:  Behgjet Pacolli, një miliarder i trembur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *