Shëndeti mendor i një në dy persona është ndikuar negativisht nga Covid-19. Studimi i fundit i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar ka zbuluar se 51% e 3,500 personave nga shtatë vende të ndryshme, kanë thënë se kriza globale e shëndetit ka ndikuar në shëndetin e tyre mendor. Nga studimi u evidentua se 3 në 4 persona mendojnë se mjekët të cilët kanë luftuar në vijë të parë me virusin kanë nevojë për ndihmë psikologjike.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Kriza shëndetësore e COVID-19 ka përkeqësuar gjendjen psikologjike të miliona njerëzve që tashmë jetojnë në mesin e konflikteve dhe katastrofave. Izolimet e plota, distancimet fizike dhe sociale dhe dëmet ekonomike kanë ndikuar të gjitha në shëndetin mendor të njerëzve “- tha Robert Mardini, drejtori i Kryqit të Kuqit.
Sondazhi u bë publik këtë të shtunë, pasi përkon me Ditën Botërore të Shëndetit Mendor. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, afër një miliard njerëz në të gjithë botën vuajnë nga një lloj depresioni.





