Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

15-vjeçarja shqiptare Klea Lela ka arritur të shkëlqejë e të jetë më e mira në konkursin e elokuencës në Franë. Shqiptarja Lela spikati jo vetëm në të shprehurin në frëngjisht, por edhe për maturitetin dhe mënyrën se si trajton temën e ndërgjegjësimit ndaj natyrës dhe ambientit.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Familja e Kleës emigroi në Francë në vitin 2017. Ato nuk dinin gjuhën frënge, por me ndihmën e një shoqate u vendosën në Maison Flora-Tristan. Klea arriti të kuptohej me njerëzit vetëm nëpërmjet gjuhës angleze fillimisht.

Për të kremtuar fitoren e saj organizua në qendrën kulturore Flora-Tristan në Cherbourg, një ceremoni për nder të saj.

Të pranishëm në ndarjen e çmimit ishin Kryetari i Bashkisë Cherbourg-en-Cotentin, familja e Kleas, mësuesit e saj, kumbarët e saj të pagëzimit dhe Klea i falenderoi të gjithë të pranishmit.

Lexo po ashtu:  Çfarë efekti ka vaksina anti-Covid te ata që kanë kryer ndërhyrje estetike?

“Faleminderit të gjithë këtyre njerëzve që më ndihmuan të flas frëngjisht, faleminderit mësuesve”, u shpreh e ngazëllyer Klea.

Ky çmim është një mundësi shumë e mirë për 15-vjeçare shqiptare, tashmë në shkollë të mesme, e cila synon të bëhet avokate.

Senatori Jean-Michel Houllegatte ka shprehur kënaqësinë që Klea të vizitojë Senatin në Paris, si dhe vetë senatorin.

Shqiptares në shkollë të mesme iu dha një simbol nderi nga anëtarët e Maison Flora-Tristan, të cilët përshëndesin pjekurinë e saj të madhe dhe vlerat e forta të solidaritetit.

Klea është mjaft aktive në çështjet e mjedisit, dhe ishim pikërisht fjalimet ndërgjegjësuese mbi këto tema që e bën të spikasë dhe të fitoj çmimin për konkursin e parë të elokuencës.

Kjo ceremoni përfundoi me “Ne Jemi Krenar per ty Kléa” të shqiptuar në kor dhe të pasuar me duartrokitje të ngrohta./ diasporashqiptare/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *