Biblioteka Kombëtare në Prishtinë dalë nga dalë filloj që të mbushej me njerëz, në karriget që tashmë ishin vendosur për mysafirët, filloi që të vërehej entuziazmi për pjesëmarrjen në përurimin e Leksionit Enciklopedik të Akademisë shqiptaro – amerikane të Shkencave dhe Arteve dega në Prishtinë.

Në fjalimin e tij hyrës profesori Haki Bajrami theksoi faktin se ndonëse kanë kaluar më shumë se 100 vite prej kur shqiptarët kanë shtetin e tyre, ata nuk kanë arritur që të kenë një enciklopedi të tyre.

“E ky publikimi më ka gëzuar shumë. Edhe pse ka pasur zëra tendencioz që të na plasojnë në germën Iliria. Ju betohem në gjakun e Adem Jasharit, as s’ka pasur as s’ka komb kosovar. Është një pjesë e tekstit që do ta botoj sepse jam njëri ndër ata, kam përjetuar edhe kërcenim me armë e që sot janë bërë shqipe. Të gjithë popujt me te cilët kufizohemi ne shqiptarët kanë enciklopedi shqiptare. Edhe pas 100 vjet shtetësie ende nuk kemi enciklopedi”, ka thënë Bajrami.

Lexo po ashtu:  Avokati i Popullit: Shkelje të mëdha nga policia gjatë dhe pas protestës

Profesori Haki Bajrami ka kritikuar edhe politikanët shqiptarë duke thënë se ata nuk janë duke punuar aq sa duhet për popullin shqiptar në përgjithësi. Sipas tij qeveria nuk merr as mundimin që të investoj në shkencë. Madje ai ka shtuar se arti nuk mund të krijohet më ‘poqavra’, por vetëm me punë serioze, modesti dhe përkushtim.

“Vepra leksikon është një fryt i një pune kërkimore. Sa po investon Qeveria në shkence afër zeros. Nuk krijohet arti me poqavra, por me pune me seriozitet dhe modesti e përkushtim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *