Ushqimi që hamë është duke shkaktuar vdekjen e  11 milionë personash, në mbarë botën çdo vit, tregon një studim i kryer së fundmi. Ky studim zbuloi se dieta jonë e përditshme është më e dëmshme sesa pirja e duhanit, pasi ato janë “me cilësi të dobët” duke dëmtuar kështu zemrën dhe duke shkaktuar kancer. Sipas rezultateve, dietat më të rrezikshme ishin ato që përmbajnë:

Shumë kripë, të cilat shkaktonin tre milionë vdekje; dietat që përmbanin shumë pak fruta – dhe që shkaktonin dy milionë vdekje, si dhe dietat e pasura me nivele të ulëta të perimeve, omega 3, si dhe fibra.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

“Ne kemi zbuluar se dieta është një nga drejtuesit dominues të shëndetit në mbarë botën’’ – është shprehur për BBC, Prof Christopher Murray, drejtor i Institutit të Vlerësimit të Shëndetit në Universitetin e Uashingtonit.

Rreth 10 milionë nga 11 milion vdekje, në vit, ishin të lidhura me dietën e cila përmban nivele të larta të kripës, duke shkaktuar sëmundjet  kardiovaskulare. Sasia e lartë e kripës ngre presionin e gjakut duke shtuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ushqimet e shëndetshme që mungojnë nga shumica e dietave në mbarë botën ishin arra dhe llojet e ndryshme të farërave, sipas studimit.

Lexo po ashtu:  Çfarë vitamina marrim gjatë konsumimit të boronicave?

Pra, përse nuk i përfshijmë ato në dietën tonë ushqimore?

Prof. Nita Forouhi, nga Universiteti i Kembrixhit, ka shpjeguar se : “Perceptimi rreth farave është se ato janë paketa energjie të cilat janë të mbushura me yndyra të shëndetshme, duke mos rrezikuar shëndetin. Por shumica e njerëzve nuk i shohin ato si ushqim kryesor, dhe çështja tjetër është kostoja që ato kanë.”

Vendet mesdhetare, veçanërisht Franca, Spanja dhe Izraeli, kanë numrin më të ulët të vdekjeve të lidhura me dietat ushqimore, në gjithë botën. Vendet në Azinë Juglindore, Jugore dhe Qendrore janë në anën e kundërt të spektrit. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Elefteria Zguri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *