Çfarë shkruante Mihal Grameno në vjeshtën e vitit 1913, një vit pas shpalljes së pavarësisë dhe si i denoncoi ai vendimet e Konferencës së Londrës  e masakrat që po kryenin serbët dhe grekët ne jug dhe veri të vendit…

Më poshtë shkrimi i tij i plotë i publikuar në gazetën “PERLINDJA E SHQIPËNIËS”, sjellë nga MekuliPress.com

Vaj dhe vaj qënka shkrojtur për ty, o e mjera Shqipëri! Prej pesë vjet shtrat’ i Shqipërisë ka qënë mbuluar me gjakun e vyer të djemvet saj, që ranë dëshmorë për nderë të ardheut! Kosova e bukurë, Kosova trimnore, Kosova me famë është bërë remujë! Ç’kishte shpëtuar nga topat e Turgut Pashës u bë remujë sot nga topat e barbarëvet dhe egërsiravet Sërbë! Gjaku i Shqipëtarëvet po derdhet si lumë përsëri nga jatagani sërb! Po derdhet nga armikët e pabesë të cilët duan të humbasën emrin shqipëtar nga ato vënde të bukura, ku nuku është dëgjuar përveç ligjërimi i ëmbël shqip! Edhe përveç kësaj barbarizme as një mëshirë edhe as një të ardhur keq nuk u ndjen Evropa e qytetëruarë ! Historia do ta dënonjë një ditë Evropën, e cila është shkakëtoreja e të derdhurit të këtij gjaku pa faj. Zerët e bërtimet e atyrevet dëshmorë që vriten , arritnë gjer në të katërtin qiell, edhe me gjithë këto Evropa qendron e shurdhërë!

Lexo po ashtu:  Sveçla: Nëse nuk ndodh largimi i barrikadave, do e bejmë vetë

Konferenca e Londrës le të kuptonjë tani gabimet edhe fajet e pa ndjera që vepërojti, kur me një kalem të hollë ndau nga gjir’ i Shqipërisë më të madhen pjesë edh’ ja  dhuron barbarëvet Serbë dhe Grekë. Vetëm mëndje foshnje nuku munt të mos kupëtonte që kurrë nonjë herë do të mos poshtëroheshe një komb trim, e të përunjeshe nënë sundim të këtyrevet egërsira. Kombi Shqipëtar e ka treguar kaqe herë burrërin’ e tij duke lëftuar kundra Turqisë, për të mprojtur kombësinë dhe lirinë. Me Turqinë rrojti 500 vjet bashkë po rrojti i lirë gjithënjë edhe Atdheu ndejti i pa shkelur, po kur zunë Turqit që t’u marën të drejtat Shqipëtarëvet atëhere  u ngritnë kundra tyrevet gjer sa i përmuan. Gospodarët sërbë e palikarët grekë përfituan nga këto luftëra , se kur panë që Turqia pa kombin shqipëtar nuku munt të luftonjë, i hapnë luftë për shpëtimin e gjithë kombevet.

Vijmë me kryqin, thoshin, që të sjellëm paqen, ç’robërimin edhe lirin’e gjithë kombevet! Me këto zotime rynë barbarët në Shqipëri pa gjetur as më të vogëlin pengim po për kundra ndihmë dhe dashuri se i quanim shpëtimëtarë! Po sa u gënjyem!  Kryqi i atyrevet ishte kryqi gënjeshtar, kryq për të vrarë Shqipëtarët e mjerë e t’i farosën nga faq’ e dheut. Gjak dhe gjak po mbulon sot shtratn’ e Shqëipërisë nga bajonetat sërbe dhe greke! Shtëpitë e gjithë pasuria janë bërë gremina edhe hi nga barbarët! Kërcëllim i topavet edhe puskavet po përhap zjarë në ato vënde të bukura të cilat nesër do të duken remujë! Edhe kundra këtyrevet lëftojnë dragonjt’e Skënderbeut, lëftojnë si luanë pleq, të rinj, edhe gra që të mprojnë gjer më në funt të drejtat e baballarëvet q’u kanë lenë trashëgim brez pas brezi! E do të lëftonjë fatzinjtë vëllezër t’anë gjer sa të mos mbetet  as një, në qoftë që Evropa do të qëndronjë e shurdhërë e do të lërë të shuhen një miliunë shpirt nga bajonetat sërbe!

Lexo po ashtu:  Dënohet me 7 vite burg Nikolla Gruevski, ish-kryeministri i Maqedonisë

Po jo, kurrë! Një komp trim e liridashës nuku shuhet kurrë, edhe në është që ky komp, m’i vjetri në botë, nuku mundi të shuhet gjer më sot nër sa të shkelura që pati , nga kombe të mëdhenj , pa fjalë që nuku ka për me humbur nga barbari Sërb! Nga gjaku që po derdhet sot edhe ujit dhenë do të dalë filisi i ri, i cili ka për të marë gjakundhe t’i apë dërmën Sërbisë! Prandaj kemi shpresë te Perëndija që ka për të ndihmuar vëllezërit t’anë edhe për së shpejti të nderojnë historinë kombëtare me trimërin e tyre, siç e kanë nderuur gjer më sot! Lëftojnë, pra, dragonjt’e Skënderbeut, lëftonjë luanët e Shqipërisë se e drejta është me ta dhe duhet të fitojnë! Lëftonjë siç dinë ata që të kupëtojnë Sërbët se baruti edhe hekurnt e tyre  nuku munt t’a trembin Shqipëtarë e të poshtrohet. Evropa do të kuptonjë padrejtësinë q’u bëri atyre kur i ndajti nga gjiri i mëmës Shqipërië dhe u-dha në dorë të Serbëvet , të cilët i vrasën , i djegën, i turpërojnë, i rjepin, edhe duan t’i kenë robërit e tyre.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Fushata shqiptare pati sukses, Apple vendos Kosovën në hartë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *