Pas 20 vjetësh nga vrasja e gazetarit Slavko Curuvija, Gjykata Speciale serbe ka shpallur katër fajtorë duke i dënuar me afata të gjata burgimi. Radomir Markoviç, ish-shefi i Sigurimit të Shtetit në ish-Jugosllavinë e Millosheviçit dhe Milan Radonjiç, ish-drejtuesi i rajonit të Beogradit, u dënuan me nga 30 vjet burg.

Mirosllav Kurak dhe Ratko Romiç u dënuan me nga 20 vjet dhe në kohën e vrasjes ata ishin pjesë e qendrës së Boegradit. Në pretencën e tij, prokurori ka mbështetur tezën se vrasja e Curuvijas, ndodhur në vitin 1999, u urdhërua nga drejtuesit kryesorë të shtetit të asaj kohe dhe se të akuzuarit kanë zbatuesit e atyre urdhërave. Mediat serbe raportojnë se gjatë procesit gjyqësor kanë dëshmuar me shumë sesa 100 dëshmitarë me dëshmi kyçe atë të Milorad Ulemek, ish-komandanti i Njësisë së Operacioneve Speciale. Vetë Ulemek është duke kryer një dënim prej 40 vjetësh burg për disa vrasje të tjera.

Procesi, bashkë me dënimet e disa prej ish-zyrtarëve të Sigurimit të Shtetit, provon për funksionim të sistemit të drejtësisë në Serbi, që këtu ka vlerë për një metër krahasimi me Shqipërinë dhe Kosovën , ku ndonëse u fol shumë dhe u përfol pafund kushdo, askush nuk u dënua as për krime, e as për çështje të tjera.http://Www.mekulipress.com

Lexo po ashtu:  Ende nuk i kemi hequr pengesat që po dëmtojnë aspiratën tonë, së shpejti shkojmë në zgjedhje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *