Riatdhesimi i fëmijëve shqiptarë nga Siria ka tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare. Pas negociatave humanitare me të gjitha palët e përfshira, katër fëmijë dhe një grua në gjendje jo të mirë shëndetësore, u evakuuan nga kampi Al-Howl dhe do të kthehen sot në Shqipëri.

Associated Press Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i tha agjencisë Associated Press në një intervistë telefonike nga Bejruti, se kthimi i këtyre pesë personave ishte kryer pas negociatave 12-mujore dhe se qeveria e tij shpresonte, gjithashtu, të siguronte riatdhesimin e shtetasve të tjerë shqiptarë, të mbetur në Siri në rrethana të ngjashme. Fëmijët dhe gruaja u dërguan dje në Bejrut, ku Rama darkoi me ta dhe duhet të fluturojnë drejt Tiranës të martën. “Ka qenë punë e ndërlikuar njëvjeçare”, tha Rama. “Jemi duke u përpjekur të sjellim çdo shqiptar sërish në shtëpi”, shtoi ai. Rama tha se organizatat humanitare dhe fetare, zyrtarët ushtarakë dhe konsulli i nderit i Shqipërisë në Bejrut, Mark Ghraib, luajtën një rol të madh në përpjekjen e riatdhesimit.

AFP Katër fëmijë shqiptarë kanë lënë kampin Al-Howl, që pret familje të xh ih a dis tëve në Sirinë Veriore, ku më pas edhe do të riatdhesohen, sipas zëdhënëses së Gjysmëhënës së Kuqe siriane “Fëmijët u larguan nga Qamichli në Damask, pastaj nga Damasku në drejtim të kufirit libanez dhe nga Libani ata do të shkojnë në Shqipëri”, shpjegoi zëdhënësja, Rahaf Abboud. “Operacioni u zhvillua me kërkesë të qeverisë shqiptare”, shtoi ajo. ”Një delegacion zyrtar shqiptar vizitoi të enjten e kaluar Sirinë Verilindore, ku u takua me zyrtarë kurdë”, tha Departamenti i Punëve të jashtme të Administratës gjysmautonome kurde në Facebook. Kryeministri shqiptar Edi Rama u nis drejt Bejrutit për të marrë pjesë në riatdhesimin e planifikuar për të martën. “Ne jemi në proces të riatdhesimit të katër fëmijëve shqiptarë nga kampi i ferrit Al-Howl, falë një operacioni shumë të ndërlikuar dhe pas më shumë se një viti përpjekjesh”, shkroi ai në faqen e tij në Facebook. Administrata gjysmautonome kurde vazhdon të kërkojë riatdhesimin e grave dhe fëmijëve të huaj, por vendet perëndimore po lëvizin ngadalë me dosjet.

Lexo po ashtu:  Ernest Heminguej ishte kopjac, e pohon edhe ish-gruaja e tij

Star Tribune Gazeta amerikane ”Star Tribune” citon fjalët e kryeministrit Rama, i cili thotë se ”ka qenë një punë e ndërlikuar njëvjeçare”. “Ka qenë një punë e ndërlikuar e vitit,” tha Rama. Ai nuk pranoi të jepte detaje mbi negociatat, në mënyrë që të mos rre zi kon te përpjekjet për të siguruar kthimin e familjeve të luftëtarëve të tjerë shqiptarë në Siri. Ai shtoi se gruaja përdor një karrocë si rezultat i dëmtimeve dhe do të kërkojë operacion të menjëhershëm dhe të vështirë sapo të kthehet në Shqipëri. Të pesë jetonin në kampin e refugjatëve Al Hawl, në veri të Sirisë. Disa qindra burra shqiptarë u bashkuan me Shtetin Islamik dhe grupe të tjera që lu fto nin në Siri dhe Irak në fillim të viteve 2010. Shumë u v r a n ë dhe gratë dhe fëmijët e tyre ndodhen në kampet siriane.

Al Arabyia Që para rënies në mars 2019 të të vetëshpallurit “kalifat” të ISIS-it në Siri, forcat kurde kanë menaxhuar disa kampe që strehojnë mijëra civilë në verilindje të vendit që u larguan nga luftimet, shkruan media e njohur e botës arabe Al Arabyia. Më i madhi është al-Howl, i cili gjithashtu strehon gratë e lu f të ta r ëve të huaj të ISIS dhe fëmijëve të tyre. “Ky operacion hap rrugën për një operacion të dytë për të riatdhesuar fëmijët e tjerë që ende e gjejnë veten në kampin Al Howl”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pak para se të nisej për në kryeqytetin libanez. Policia shqiptare thotë se të paktën 40 fëmijë shqiptarë janë në Al Howl, përfshirë disa jetimë.

Lexo po ashtu:  ”Nuk kam ardhur tu ndjek, por kam ardhur të marr pjesë!” “Po si do të qëllosh pa dorën e djathtë?!” e pyetën ata të habitur. “Do të përdor dorën e majtë!” - Qitësi me pistole, Karoly Takacs

The Independent Gazeta e njohur britanike ”The Independent” veçon kryeministrin Rama kur thotë se “së pari, jemi të përkushtuar ndaj kujdesit për fëmijët dhe gratë, që nuk përfshihen në akte te rro ri s te”. Ai shtoi se shtetasit shqiptarë që morën pjesë në l u f t i m e do të përballen me ndjekje penale, nëse a r re s to h en dhe riatdhesohen. “Jemi duke u përpjekur të sjellim çdo shqiptar sërish në shtëpi”, shtoi ai.

The Washington Post Duke cituar kryeministrin Rama, gazeta amerikane ”The Washington Post” thotë se ”kthimi i këtyre pesë personave ishte kryer pas negociatave 12-mujore” dhe se ”qeveria e tij shpresonte, gjithashtu, të siguronte riatdhesimin e shtetasve të tjerë shqiptarë, të mbetur në Siri në rrethana të ngjashme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *