Xilinx themeluar në 1984 është prodhuesi më i madh i një kategori çipesh të cilat mund të rikonfigurohen për një numër procesesh të veçanta pasi largohen nga fabrika.
Lëvizja e AMD ndez luftën me Intel
Gjiganti i procesorëve AMD ditën e Marte tha se do të blinte kompaninë Xilinx për 35 miliardë dollarë një marrëveshje e cila pritet të intensifikojë betejën me Intel në biznesin e çipeve për qendrat e të dhënave.

Marrëveshja, të cilën AMD pret ta finalizojë në 2021, do të krijojë një kompani të kombinuar me mbi 13 mijë inxhinierë dhe një strategji prodhimi outsource e cila mbështetet tek prodhuesi Tajvanez TSMC.

Prej disa vitesh AMD ka rivalizuar fuqishëm Intel në biznesin e kompjuterëve personalë. Që kur CEO Lisa Su mori drejtimin e AMD në 2014-ën, ajo ka sfiduar Intel në të gjitha drejtime përfshirë biznesin në rritje të qendrave të të dhënave.

Xilinx themeluar në 1984 është prodhuesi më i madh i një kategori çipesh të cilat mund të rikonfigurohen për një numër procesesh të veçanta pasi largohen nga fabrika.

Lexo po ashtu:  Pajisja e parë wireless që ‘kontrollon nga larg’ trurin – Vetëm gjysmë milimetër e trashë dhe me një Led në majë

Çipe të tilla janë përdorur gjerësisht në telekomunikacion si stacionet celulare të cilat aktualisht po përgatiten për teknologjinë 5G. Xilinx është një prej kompanive që është goditur më rëndë nga saksionet Amerikane ndaj kompanive Kineze. Megjithatë vijon të gjenerojë para dhe aktualisht ka vlerë tregu prej 28 miliardë dollarë.

Interesi i AMD ndaj Xilinx është i ngjashëm me rrugën që ndërmorri Intel në 2015-ën. Kompania në fjalë hyri në të njëjtin biznes me blerjen e Altera për 16.7 miliardë dollarë, konkurrenti kryesor i Xilinx.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *