Sot kompania tha se një prej objektivave ishte arritur para kohe: të gjithë produktet Pixel dhe Nest janë dizajnuar me materiale të riciklueshme.
Google thotë se produktet e kompanisë tashmë përdorin materiale të riciklueshme
Vitin e kaluar Google kishte premtuar se deri më 2022 të gjitha produktet e prodhuara nga kompania do të kishin materiale të riciklueshme përfshirë telefonët Pixel, Pixelbook, Google Home, pajisjet Nest si dhe aksesorët si këllëfë apo karikues.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Sot kompania tha se një prej objektivave ishte arritur para kohe: të gjithë produktet Pixel dhe Nest janë dizajnuar me materiale të riciklueshme.
Jo i gjithë produkti ka materiale të riciklueshme por pjesë të tij. Sipas Google, paneli i pasmë i Pixel 5 përbëhet nga 100% alumin i riciklueshëm.

Google gjithashtu ka premtuar që operacionet e kompanisë të jenë të pastër nga karboni deri më 2023. Që prej 2007 ka qenë neutrale ndaj emëtimit të karbonit: që do të thotë se gjitha emëtimet që gjeneron duke djegur lëndë djegëse, kompensohen me investime në energji të rinovueshme dhe iniciativa të tjera.
Deri më 2025 Google thotë se 50% e plastikës përdorur në produktet e kompanisë do të jenë materiale të riciklueshme.




