Depozitat e metanit në Oqeanin Arktik kanë nisur të rrjedhin. Shkencëtarët kanë gjetur prova se depozitat e metanit të ngrirë – që njihet si “gjiganti i fjetur i ciklit të karbonit ” – kanë filluar të emetohen në një zonë të madhe të shpatit kontinental në brigjet e Siberisë Lindore.

Metani njihet si gaz serrë me efekt disa herë më të fuqishëm se dioksidi i karbonit. Nivele të larta metani  janë zbuluar deri në një thellësi prej 350 metrash në Detin Laptev afër Rusisë. Kjo ka ngritur shqetësim në komunitetin shkencor, pasi mund të jetë vënë në lëvizje një mekanizëm i ri që do të përshpejtojë ritmin e ngrohjes globale.

Kjo zonë e Arktikut përmban një sasi të madhe metani të ngrirë dhe gazrash të tjera – të njohura si hidrate. Metani ka një efekt ngrohës 80 herë më të fortë se dioksidi i karbonit për 20 vjet. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara më parë ka renditur destabilizimin e hidratit në Arktik si një nga katër skenarët më seriozë për ndryshimin e papritur të klimës.

Lexo po ashtu:  Ligji i ri për punë në Gjermani, rregullat e reja që hyjnë në fuqi nga 1 marsi

Ekipi ndërkombëtar në bordin e anijes kërkimore Ruse R / V Akademik Keldysh tha se shumica e flluskave aktualisht po shpërndahen në ujë, por nivelet e metanit në sipërfaqe ishin katër deri në tetë herë më të mëdha se norma.

Shkencëtarët nuk u druhen efekteve të menjëhershme, por janë të shqetësuar për nisjen e një procesi që nuk ka kthim mbrapa.

“Në këtë moment, nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim të madh në ngrohjen globale, por çështja është që ky proces tani është aktivizuar. Sistemi është trazuar dhe procesi do të vazhdojë”, tha Orjan Gustafsson, shkencëtarë suedez në Universitetin e Stokholmit, i cili ishte pjesë e ekipit eksplorues. /The Guardian / 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *