Me rastin e përfundimit të shërbimit të Taskforcës së EOD-së të KFOR-it Amerikan në Kosovë, kompania e deminimit e Gardës Kombëtare të FSK-së në bashkëpunim me ekipet e EOD-se Amerikane kanë organizuar demolimin e mjeteve të pashpërthyera në poligonin e Harilaqit.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Mjetet e shkatërruara janë mjete të gjetura në operacione të deminimit në Kosovë ku ndër to ishte edhe bomba 100- kilogramëshe e Luftës së Dytë Botërore.
Ne këtë organizim kane marre pjese shefi i Shtabit të GK, N. Kolonel Nevzat Asllani, KOMRMC N.KOL Shpend Zogaj dhe mysafir nga Shtabi i KFOR-it në kampin Film City.

Me këtë kastë janë ndarë mirënjohje për shërbimin në Taskforcën EOD në Kosove.
N.kolonel Nevzat Asllani në emër të Komandantit të Gardës , Gjeneral Brigade Xhevahir Geci i ka falënderuar për punën e tyre në Kosovë dhe u ka uruar suksese të mëtutjeshme.
Pas përfundimit të demolimeve Komandanti i Kompanisë se Deminimit, Major Gezim Sada i ka dhuruar udhëheqësit të TASKFORCE EOD Toger Michael Villahermosa dekoratën e Kompanisë së Deminimit .
Toger Villahermosa , Majorit Gëzim Sada dhe zëvendës Komandantit të Kompanisë së Deminimit, Kapiten Beslir Hoxhaj, ju ka dhuruar hartën e Kosovës që përmban fragmente nga mjetet e shkatërruara në operacionet e përbashkëta.




