Sun Valley është pjesë e një përditësimi të madh të quajtur “Cobalt” i cili do të debutojë në sezonin e pushimeve të 2021.
Një përditësim i madh po vjen në Windows 10
Ndërsa përgjatë viteve të fundit Windows 10 ka kaluar nëpër disa përditësime, vizualisht është thuajse identikë me versionin e e parë të tij.

Por Microsoft po përgatitet për ndryshime të mëdha në pamje të cilat kanë emrin e koduar “Sun Valley.” lajmet e këtij përditësimi vinë nga Windows Central i cili citon burime të afërta me Microsoft.

Sun Valley është pjesë e një përditësimi të madh të quajtur “Cobalt” i cili do të debutojë në sezonin e pushimeve të 2021.

Duke qenë se Microsoft zyrtarisht nuk ka konfirmuar përditësimin, informacionet rreth Sun Valley janë të pakta. Menuja Start dhe Action Center do të rimodelohen. File Explorer gjithashtu do të marrë disa elementë të rinj dizajni dhe prej disa vitesh nuk ka ndryshuar. Taskbari do të ridizajnohet me një kod të ri.

Lexo po ashtu:  Rama fort na është mërzitur, Albini e ka koritur. Një koke siç është Edvini, T'ia kthejë fjalën Albini ?

Pas disa vitesh lënë veçmas, Windows 10 tashmë pritet të marrë përditësimin e madh dhe jo pa shkak. Pandemia e Covid-19 rriti fitimet e Microsoft ndërsa njerëzit u zhvendosën për të punuar nga shtëpitë. Kjo është edhe një prej arsyeve të interesit të shfaqur së fundi Microsoft për Windows 10.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *