Bashkësia Islame e Kosovës ka reaguar pas sulmit të djeshëm terrorist në Nice të Francës, që la të vdekur tre persona dhe disa të plagosur, shkruan MekuliPress.com

Përmes një postimi në faqen zyrtare, BIK-u ka thënë se sulmi i djeshëm është akt i neveritshëm, terrorist, që ka për qëllim frikësimin dhe atakimin e vlerave humane e njerëzore.

Sipas BIK-ut, marrja e jetës së njeriut si dhe atakimi i objekteve fetare, janë veprim që bien ndesh me parimet e feve dhe mësimet e profetëve.

“Fetë nuk kanë për qëllim përplasjet, dhunë e tmerret por kanë për qëllim udhëzimin dhe fisnikërimin e popujve dhe shoqërive tona”, thuhet në postimin e BIK-ut.

Postimi i plotë:

Sulmi i djeshëm në Nice të Francës është akt i neveritshëm, terrorist, që ka për qëllim frikësimin dhe atakimin e vlerave humane e njerëzore. Bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe popullin francez. Marrja e jetës së njeriut si dhe atakimi i objekteve fetare, janë veprim që bien ndesh me parimet e feve dhe mësimet e pejgamberëve.
Fetë nuk kanë për qëllim përplasjet, dhunë e tmerret por kanë për qëllim udhëzimin dhe fisnikërimin e popujve dhe shoqërive tona.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Lexo po ashtu:  Të heshtim apo të mos heshtim, - Kjo është çështja shqiptare sot?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *