Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë pak minuta më parë. Sipas mediave turke, lëkundjet janë ndier në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa. Siç raporton CNN turk, epiqendra e tërmetit ka qenë deti Egje.
Ndërsa sipas USGS, Instituti Amerikan i Gjeofizikës, magnituda e tërmetit është 7 ballë.
Lëkundjet janë ndier edhe në Greqi. Mediat greke raportojnë se lëkundjet janë ndier edhe në Athinë, 300 km nga epiqendra
Pas tërmetit, pamjet e postuara menjëherë në rrjetet sociale tregojnë dëme të shumta materiale.
Mediat turke raportojnë për pallate dhe shtëpi të shembura.
Videoja e mëposhtme tregon Izmirin pak minuta pas lëkundjes.