Nëse pajisja ka qenë për 30 minuta jo aktive, do të prodhojë një sinjal BLE që merret nga pajisjet e tjra Galaxy. Mënyrën sesi SmartThings funksionon mund ta shikoni në videon e paraqitur.
Aplikacioni i ri i Samsung ju ndihmon të gjeni pajisjet Galaxy të humbura
Ditën e sotme Samsung prezantoi SmartThings Find. Është një shërbim i ri cili përdor teknologjinë ultra-wideband(UWB) dhe Bluetooth Low Energy (BLE) për të lokalizuar telefonin Galaxy, orën inteligjente, kufjet wireless apo tabltin.

SmartThing Find është aktualisht në fazën beta. Samsung thotë se afro 6 milionë njerëz përdorin shërbimin në këtë fazë në SHBA, Britani dhe Kore. Samsung thotë se tani është gati për debutim global.

Duke filluar nga dita e sotme Samsung ka dërguar një përditësim softueri për aplikacionin SmartThings brenda shërbimit SmartThings Find. Sapo të merrni opsionin mund ta aksesoni duke shtypur banerin në fund të ndërfaqes kryesore të aplikacionit SmartThings Find.

Përdoruesit duhet të ndjekin në procedurë të thjeshtë regjistrimi pas të cilët mund të lokalizojnë pajisjet e tyre Galaxy. Aplikacioni ka një funksion bazuar në realitetin e shtuar i cili tregon ngjyrën e grafikave që intensifikohet ndërsa i afroheni pajisjes së humbur.

Lexo po ashtu:  Koronavirusi dhe revolucioni i të punuarit nga shtëpia

Nëse pajisja ka qenë për 30 minuta jo aktive, do të prodhojë një sinjal BLE që merret nga pajisjet e tjra Galaxy. Mënyrën sesi SmartThings funksionon mund ta shikoni në videon e paraqitur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *