Tregime horror në romanin shqiptar “Psycho II”

Ngjarje të mistershme, imagjinare, ekstreme që ndodhen në kufijë të dhunës dhe vrasjeve të pamëshirshme i gjejmë te personazhi kryesor në romanin “Psycho II” të Ilir Muharremit. Personazhi kryesor është një Frankeshtajn që kënaqet me kufoma duke menduar se ka gjetur një qenie të re te jetës, a në fakt është një përbindësh. Kufomat i balsamon dhe ato qëndrojnë nëpër dhomat e shtëpisë së tij. Flet me kufomat të cilat i kthjenë përgjigje. Ai i zë robë të gjallët i torturon duke ja hequr flokët të cilët ja u vendos kufomave të tjera. Çelësi kryesor i çregullimit të personalitetit të tij qëndron në fëmijërinë e tij konkretisht raportit me mamanë. Në vazhdim MekuliPress ju sjellë një fragment horror nga ky roman:

“Kokën e saj e mbështeta mbi gjoksin tim. Ajo nuk e vërente këtë skenë. Këtu gjithçka u lëkund në shpirtin tim. Prapë shikova qiellin, vëreja se u hap i tëri dhe mbi ne të dy binte një shi i nxehtë në makinë, ishin copëza zjarri. Shtrëngova mirë thikën, preka trupin e lëmuar të thikës dhe pikërisht aty në ankthin dhe xhelozinë e zhurmshme dhe shurdhuese gjithçka filloi. Ia ngula thikën në fyt, gjaku rridhte lumë dhe u mbulova i tëri në gjak të saj, gjak të prishur, zonjë. Thika u ngulit në një trup të palëvizshëm, ishte kjo ngulitje mbi portën e fatkeqësisë.”

Lexo po ashtu:  "Me m’shkue n’Shkodër fluturim," - Filip Shiroka lindi në Shkodër dhe vdiq në Bejrut, Liban

Romanin “Psycho I” dhe “Psycho II” mund ta gjeni në librarinë “Dukagjini”, “Artini” dhe në shumë librari të tjera në Prishtinë dhe Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *