Boksieri shqiptar Nuri Seferi ka pësuar sonte humbje në Rusi me nokaut në raund të parë nga ish-kampioni i botës Murat Gassiev.

Gassiev me një të djathtë të fuqishme e rrëzoi Seferin 1:26 minuta pa mbaruar raundi i parë dhe ndonëse Seferi arriti të ngrihej, referi e vlerësoi se ai nuk ishte në gjendje të vazhdonte meçin.

Meçi i kategorisë së rëndë ishte paraparë të zhvillohej në 12 raunde dhe ishte në peshën e rëndë.

Për Seferin 43-vjeçar është humbja e dhjetë në boksin profesionist, karshi 41 fitoreve. Gassiev, ish-kampion bote në kategorinë kruzer, ka shënuar fitoren e 27-të në profesionizëm, ndërsa e ka një humbje.

https://youtu.be/aT-5O7nbb9M

Lexo po ashtu:  Rashica vazhdon me gola, shënon edhe kundër Schalkes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *