Nicole Daedone është një përkrahëse dhe trajnuese e kësaj praktike për një kohë të gjatë, njëherësh autore e librit “Slow Sex”. Në një podcast jo aq aktual, por të rëndësishëm për t`u risjellë në fokus, në Goop nga Gwyneth Paltrow ajo shpjegoi si realizohet, por edhe përfitimet e këtij meditimi përmes seksit.

Si fillim gruaja shtrihet dhe partneri i saj duhet ta përkëdhelë tek klitori për 15 minuta rresht, sipas teknikës që Nicole sugjeron.

Lëshimi i oksitocitës dhe kënaqësia nga orgazma neditative është më shumë psikologjike sesa seksuale, sipas Nicole.

“Një goditje e trupit për lumturinë”, kështu e cilëson Daedone këtë teknikë meditimi e kënaqësie, në bazë të mënyrës së si kryhet. Partneri duhet ta godasë për 15 minuta rresht klitorin.

Teknika mësohet përmes kurseve që nuk janë falas, por kushtojnë deri në 15 mijë dollarë. Kompania që i ofron kurset “OneTaste” ka bazë në San Francisco, Los Angeles, Londër e disa vende të tjera.

Daedone tregon se kurset për të mësuar këtë teknikë mund të merren online, në skype dhe platforma të tjera në të cilat mund të lidhesh me trajnerët e kompanisë së saj.

Lexo po ashtu:  5 vendet ku duhet të bëni seks të paktën një herë në jetë

“Shumë vajza pyesin a mund ta bëj vetë këtë pa një partner? T`i jap vetes kënaqësi? Unë e kam përjetuar vetëm me veten këtë eksperiencë për herë të parë dhe ishte si një shenjë lirie. E qetë, e pastër, pa ato mendimet që të pengojnë: a më do ai, a do martohemi? Kjo është ajo në fakt që kërkojnë të gjithë. Këtë lloj kënaqësie”, thotë Daedone.

“Kemi joga, kemi meditim, por meditimi përgjatë orgazmës është forma më e thellë e feminitetit.”

Daedone flet për arritjen e kënaqësisë maksimale për njohjen e vetes në thellësi, për të njohur partnerin, por jo vetëm në aspektin dhe idealin romantik. Në aspektin e intimitetit të vërtetë, të të ndjerit realisht të njëri-tjetrit.

“Gratë kanë një mendim të gabuar, mendojnë se meshkujt nuk duan t`ia dinë si ato ndihen dhe çfarë i bën të arrijnë kënaqësinë maksimale. Ato thonë: Ai s`do t`ia dijë. Por e kanë shumë gabim. Se kur i pyesim në seancat tona janë shumë të interesuar, po po duam ta dimë thonë. Dhe gratë habiten”, tregon Nicole.

Lexo po ashtu:  Të bësh seks dhe dashuri nuk është e njëjta gjë, nga dallojnë të dyja prej njëra-tjetrës?

“Ta bësh seksin të duket i bukur, nuk do të thotë të ndihesh mirë”, thotë mes të tjerash ekspertja e meditimit orgazmik.

“E rëndësishme është të jesh mendje hapur, ta shijosh, të meditosh gjatë këtij procesi dhe të jesh e çlirët”, thotë Nicole.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *