Donald Trump e Joe Biden kanës udhëtuar nëpër SHBA ndërsa po afrohet dita e zgjedhjeve.

Presidenti Trump ka vizituar pesë shtete kyçe dje ndërsa sfiduesi i tij nga radhët e Demokratëve, Joe Biden, ka folur në një tubim në Pennsylvania, shkruan BBC.

Kandidati demokrat ka një epërsi solide në sondazhe para zgjedhjeve të së nesërmes për president të SHBA-së. Por avantazhi i tij është më i ngushtë në shtetet kyçe që mund të vendosin rezultatin. Më tepër se 90 milionë tashmë kanë votuar në votime të hershme nëpërmjet postës apo me kusht, ndërsa po pritet që të arrihet shifra më e lartë e votuesëve në një shekull. Zgjedhjet vijnë në një kohë pandemie. SHBA-ja ka regjistruar më tepër raste të infeksionit dhe vdekje sesa çdo shtet tjetër, duke regjistruar vetëm të shtunën mbi 99 mijë raste të reja infeksioni.

Virologu i famshëm Anthony Fauci ka kritikuar ashpër administratën Trump për menaxhimin e pandemisë, duke hasur në një kundërpërgjigje nga Shtëpia e Bardhë. Presidenti Republikan ka pasur një agjendë shumë të ngjeshur dje, duke mbajtur fushata në Iowa, Michigan, North Carolina dhe Georgia, e më vonë në Florida – të gjitha shtete ku sondazhet tregojnë se gara është e ngushtë. Duke në një qytet në veri të Michiganit, Trumpi, i ka thënë përkrahësve të tij se nën lidershipin e tij “ekonomia po rritet në ritmin më të shpejtë që është regjistruar ndonjëherë”.

Lexo po ashtu:  A GËNJEJNË MJEKËT PËR KORONAVIRUSIN?, Eksperti i ekipit amerikan i përgjigjet akuzave të Trump. Ja çfarë thotë!

Ai ka parashikuar se do ta fitojë sërish këtë shtet siç e ka fituar në vitin 2016. Ka thënë se shteti i nkohur për prodhim të veturave nuk “ka pasur asnjë fabrikë të veturave katër vjet më parë” kur ai e mori mandatin.

“Ne u sollëm ju sërish industrinë e veturave. Industria e juaj e veturave kishte mbaruar. Nuk do të kishi asgjë”, ka thënë Trump. Në një tubim të mëvonshëm në Dubuque të Iowas, Trump ka premtuar kufij të sigurtë dhe gjykatës më konzervativ në gjykata. Duke iu adresuar çështjes së COVID-19, ai i ka thënë përkrahësve të tij se kanë zgjedhjen mes “një mbyllje vrasëse që preferon Bideni” apo “një vaksinë të sigurt që i jep fund pandemisë”.

Komentet e tij erdhën pasi Fauci, kreu i Institutit Nacional të SHBA-së për Alergji dhe Sëmundje Infektive, i tha Washington Postit se SHBA-ja do të përjetojë shumë lëndime në muajt në vijim. “Gjithë yjet janë rreshtuar gabimisht derisa po i afrohemi muajve të dimrit, ku njerëzit po mblidhen në ambiente të mbyllura”, ka deklaruar Fauci.

Lexo po ashtu:  Detaje nga aksioni në Veri: Policia tregon se ka hasur në rezistencë të armatosur

Ai ka thënë se Bideni po e merr seriozisht situatën nga perspektiva e shëndetit publik, ndërsa Trumpi po e shikon nga perspektiva e ndryshme dhe po përqëndrohet në ekonomi dhe rihapje të vendit. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, i ka quajtur komentet e Faucit të papranueshme, duke thënë se eksperti ka zgjedhur të kritikojë presidentin në media dhe të bëjë anime politike duke përgëzuar rivalin e presidentit. Sfiduesi Demokrat dhe ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Biden, shkoi në Pennsylvania, vendlindjen e tij që është një shtet tjetër kyç për zgjedhjen.

Trump fitoi ngushtë atje në vitin 2016, por sondazhet e kanë Bidenin në avantazh këtë vit. Në tubimin në Pennsylvania, Biden, i është adresuar komunitetit afro-amerikan, duke thënë se do t’i adresohet çështjes së racizmit sistematik në SHBA dhe po shtu duke sulmuar presidentin se si ka menaxhuar pandeminë. “Është gati krim se si e ka menaxhuar ai”, ka shtuar Biden. Më herët Biden ka kërkuar votat nga latino-amerikanët me një postim në gjuhën spanjolle, duke folur për ndarjen e familjeve emigrante në kufi.

Lexo po ashtu:  Fituesi i çmimit alternativ “Nobel”, letër Ramës: 30 projektet e HEC-eve rrezik për ekosistemin, Vjosa dhuratë për gjithë Evropën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *