Qeveria e Serbisë do të mbajë një seancë tematike të veçantë kushtuar Kosovës.

Në të do të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

Seanca e posaçme do të fillojë në orën 13 në Pallatin e Serbisë.

Kujtojmë se ai do të marrë pjesë gjatë ditës përmes një video-lidhjeje edhe në panelin brenda Forumit të 5-të Rajonal të Liderëve të Rinj.

Tema e këtij paneli do të jetë “Lidhja në një kohë pandemie: Kërcënimet dhe Mundësitë”.

Lexo po ashtu:  BE krijon fondin 100 miliardë euro për të përballur gjigandët teknologjikë të ShBA dhe Kinës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *