WhatsApp ka ridizajnar mjetin e menaxhimit të hapësirës duke e bërë më të lehtë për përdoruesit të identifikojnë dhe të fshijnë përmbajtjet të cilat zënë hapësirë në telefonin e tyre.
Ky mjet aktualisht po bëhet i disponueshëm tek të gjithë përdoruesit e WhatsApp deri në fund të kësaj jave tha rrjeti social Facebook.
Për ta përdorur përdoruesit duhet të shkojnë në Settings > Storage and data > Manage storage. Aktualisht mjeti kryen funksione bazike duke rreshtuar bisedat sipas hapësirës që zënë dhe thjeshtë listuar numrin e mesazheve, fotove, GIF dhe videove në secilën bisedë.
Kështu përdoruesit me pak veprime mund të fshijnë kategori të ndryshme përmbajtjesh. Megjithatë nuk ju jep përdoruesve një mënyrë për të shfletuar përmbajtjen që po fshijnë dhe kjo është shumë e rëndësishëm nëse po pastroni një grup me njerëz të familjes dhe nuk doni të eliminoni përmbajtje të rëndësishme.
Mjeti i ri tregon disa paraqitje paraprake të përmbajtjeve që po fshihen dhe i grupon në kategori si “Të ridërguara disa herë,” apo “Më të mëdha se 5MB.” Kështu përdoruesit identifikojnë më lehtë përmbajtjet që realisht duhen fshirë.