Paulo Coelho është një shkrimtar Brazilian tepër i njohur në mbarë botën. Ai është një nga autorët më të lexuar në ditët e sotme, por jeta e tij është vënë vazhdimisht përballlë sprovave të shumta, sidomos në rininë e tij për shkak të dhunës nga ana e prindërve, si dhe ngjarjeve të rënda historiko-sociale, ndaj të cilave është ekspozuar që fëmijë.

Coelho është i vlerësuar në mbarë botën dhe në ditët e sotme librat e tij janë përkthyer në më shumë se 80 gjuhë dhe është normale kjo gjë, nëse mendon se lexuesit e vërtetë preferojnë shkrimtarët që shkruajnë mirë, ashtu si Paulo Coelho.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Më poshtë do t’ju sjellim vargje të shkurtra të tij, por që kanë një vlerë të madhe për mesazhin që përcjellin.

“Vlerësoje veten”

“Vlerësoje veten për atë që je, sepse ti je dashuri

Nga ato dashuri që i kërkon në çdo gjë e në çdo vend.

Mirëprite atë që je, sepse ti je ai që kërkon të jesh

Lexo po ashtu:  Disa arsye se pse mund t’ju mpihen duart

ai që do të jesh, ti je jeta që krijon jetën tënde.

Pranoje veten, dashuri e dashurisë tënde,

sepse ti je ai që ke gjithmonë nevojë të jesh.

Buzëqeshi dashurisë që dhuron

sepse ti je ajo lloj dashurie që kërkon në çdo vend, paqe e shqisave të tua”.

“Ka kohë për gjithçka”
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

“Ka kohë për të lindur dhe kohë për të vdekur.

Ka kohë për të mbjellë dhe kohë për të korrur.

Ka kohë për të vrarë dhe kohë për të shëruar.

Ka kohë për të shkatërruar dhe kohë për të ndërtuar.

Ka kohë për të qarë dhe kohë për të qeshur.

Ka kohë për t’u ankuar dhe kohë për të vallëzuar.

Ka kohë për të përzierë gurët dhe kohë për t’i mbledhur ata.

Ka kohë për t’u përqafuar dhe kohë për t’u ndarë.

Ka kohë për të kërkuar dhe kohë për të humbur.

Ka kohë për të ruajtur dhe kohë për të flakur tutje.

Lexo po ashtu:  Përfitimet shëndetësore të kumbullave, nga mbrotja e shëndetit të zemrës deri tek diabeti

Ka kohë për të heshtur dhe kohë për të folur.

Ka kohë për të dashur dhe kohë për të urryer.

Ka kohë për luftë dhe kohë për paqe…”.  /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *