Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është i lumtur me fitoren e skuadrës së vet 3:2 kundër Interit në Ligën e Kampionëve, por është i vetëdijshëm se e pret edhe një betejë tjetër e vështirë në ndeshjen e kthimit në Itali. Reali po fitonte 2:0 falë golave nga Karim Benzema dhe Sergio Ramos, por e lejoi Interin të kthehet në lojë kur Lautaro Martinez dhe Ivan Perisic e barazuan rezultatin, megjithatë Rodrygo e shfrytëzoi një gabim tjetër vendimtar të zikaltërve dhe e shënoi golin e fitores.

“Ne e fituam një ndeshje të vështirë kundër një Interi që na i shënoi dy gola. Kjo ishte ndeshje tamam e nivelit të Ligës së Kampionëve, por në fund ne e gjetëm golin e tretë i cili vlen tri pikë”, tha Zidane. “Ishte ndeshje finale për ne por edhe për ata, prandaj jam i lumtur me rezultatin dhe me tri pikët shumë të rëndësishme”, shtoi ai. Grupi B mbetet plotësisht i hapur, pasi Borussia Monchengladbach e mundi 6:0 Shakhtarin dhe e mori kryesimin me pesë pikë, duke i lënë prapa ukrainasit dehe Real Madridin me nga katër pikë, ndërsa Interi ngel i fundit me vetëm dy pikë.

Lexo po ashtu:  Rinis zyrtarisht kampionati i Milanit, Pioli rikthen dy titullarë përballë Lecces! Formacionet zyrtare

“Është shumë e vështirë për ne në këtë grup. Tani duhet të shkojmë në Itali, ku do të jetë një betejë tjetër e vërtetë. Sot ishte me rëndësi t’i fitonim tri pikë, prandaj jam i lumtur për lojtarët, të cilët bënë përpjekje të mëdha kundër një ekipi shumë të mirë”, nënvizoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *