‘Arritëm të heqim gjakun e mpiksur dhe Diego e përballoi mirë operacionin-tha Luque-është nën kontroll dhe do të mbetet nën vëzhgim’. Sipas të përditshmes argjentinase ‘Ole’, Maradona që fillimisht shkoi në spital për atë që fillimisht dukej vetëm si një formë anemia, në ditët e para do të qëndrojë nën vëzhgim në terapi intensive dhe riaftësimi i tij mund të kërkojë 1 muaj kohë.

Ndërkaq, përpara spitalit ku Maradona u operua, ishin të pranishëm dhjetëra tifozë që prisnin lajme për gjendjen e idhullit të tyre i cili në momentin që do të dalë nga spitali do të kthehet në vilën në Brandsen ku ka jetuar prej disa muajsh.

Lexo po ashtu:  Rashica në formacionin e javës në Bundesligë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *