Universiteti i Oksfordit shperson të prezantojë provat e fazës përfundimtare të vaksinës Covid-19 këtë vit, duke ngritur shpresat se Britania mund të nxjerr në treg vaksinën e suksesshme në fund të Dhjetorit apo në nisje të 2021-shit.

Një vaksinë funksionale shihet si mundësia më e mirë për të luftuar koronavirusin, që ka lënë mbi 1.2 milionë njerëz të vdekur në të gjithë botën dhe ka mbyllur pjesë gjigante të ekonomisë botërore.  “Jam optimist se mund ta arrijmë këtë pikë deri në fund të vitit”, – tha hetuesi i provës së Oksfordit, Andreë Pollard tek politikanët britnaikë.

Ai tha se do të bëhet e ditur këtë vit nëse vaksina funksionon apo jo e më pas të dhënat do të rishikohen nga rregullatorë, që do të ndiqet nga një vendim politik për personat që do marrin vaksinën.   Pollard tha se ka një shans të vogël që vaksina të dalë në treg përpara Krishtlindjeve.

Vaksina e Oksfordit me AstraZeneca pritet të jetë e para nga një kompani e madhe që dërgohet për miratim rregulaltor, ndjekur nga Pfizer dhe BioNTech. Kryeministri Boris Johnson ka thënë se vaksina mund të dalë në tremujorin e parë 2021.

Lexo po ashtu:  Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së vizita e takime me krerë ushtarakë në ShBA

Puna  e vaksinës së Oksfordit nisi që në Janar, me kandidatin e quajtur AZD1222, një vaksinë me vektorë viralë që është bërë nga një version i dobësuar i një virusi të gripit të zakonshëm, që shkakton infeksionin tek shimpanzetë.  Virusi i gripit tek shimpanzetë është ndryshuar genetikisht për të përfshirë sekuencën genetike të të ashtuquajturës proteinë “spike” apo gjemb,  që koronavirusi e përdor për të fituar akses tek qelizat njerëzore. Synimi është që trupi i njeriut ta sulmojë pastaj koronavirusin kur ta shohë përsëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *