Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

U mbyll në 2013-ën nga qeveria Amerikane. Nuk dihet nëse transaksioni është kryer nga pronari i uebsajtit, agjencitë ligjzbatuese apo hakerë.
Transferohen 1 miliardë dollarë në Bitcoin
Afro 1 miliardë dollarë Bitcoin lidhur me uebsajtin famëkeq Rruga e Mëndafshit janë transferuar ditën e sotme. Rruga e Mëndafshit ka qenë një treg i zi online i cili shiste çdo gjë nga drogërat, tek kartat e vjedhura të kreditit e madje mund të paguanit për një vrasje.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

U mbyll në 2013-ën nga qeveria Amerikane. Nuk dihet nëse transaksioni është kryer nga pronari i uebsajtit, agjencitë ligjzbatuese apo hakerë.

Plot 69,370 bitcoin janë zhvendosur nga një llogari që origjinën e ka tek Rruga e Mëndafshit. Portofoli prej të cilit u larguan është adresa e katërt më e pasur e bitcoin.

Kriminelët me akses në këtë portofol mund të kenë zhvendosur paratë drejtë një llogarie tjetër më të sigurte. Por mund të kenë qenë edhe agjencitë ligjzbatuese të cilat kanë aksesuar llogarinë ose përmes një hakimi ose në bashkëpunim me ata që mund ta kenë poseduar.

Lexo po ashtu:  Kongresi i Manastirit, ngjarja historike që i dha gjuhës shqipe alfabetin e njësuar

Krijuesi i Rrugës së Mëndafshit, Ross William, sot është prapa hekurave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *